Mbremjen e se shtunes, ne vendin e quajtur Melgush, ne afersi te qytetit te Shkodres ka ndodhur nje aksident i rende automobilistik.
Nja automjet tip Pezho me targa te huaja ka dale nga rruga dhe eshte perplasur ne murin e nje dyqani. Me pas makina eshte permbysur dhe per pasoje pati nje goditje te dyte me fatale, duke u perplasur me nje shtylle te tensionit te larte.
Automjeti eshte perfshire nga flaket dhe eshte dashur nderhyrja e zjarrfikeseve per te nxjerre trupat e dy te rinjve, Redi Gjekaj dhe Aranit Jaku nga fshati Barbullush.
Sipas mjekeve te Spitalit te Shkodres, gjendja shendetesore e dy te rinjeve eshte mjaft e rende. Mendohet se shkak kryesor i ketij aksidenti eshte bere mungesa e ndricimit ne kete pjese te rruges dhe lageshira per shkak te reshjeve.
Nderkohe, nje tjeter aksident ndodhi ne mbremje ne qytetin e Elbasanit, ku nje makine tip Fiat Punto goditi nje motociklisit qe shperndante pica, prane spitalit te qytetit.