KOKSH, pezullohen zgjedhjet
Nje nga kandidatet per kreun e KOKSH, Esat Ademi, ka prishur procesin zgjedhor per postin e presidentit dhe si pasoje asambleja e 14 zgjedhore pėr organet drejtuese tė ketij organizmi eshte shtyre pa afat. (UPDATE)
Asambleja ka nisur me tension qe ne fillim, pasi trajneri i boksit tė Vllaznisė tentoi te hyje me force por nuk ėshtė lejuar nga rojet e sigurise.
Pas fillimit tė Asamblesė, situata ėshtė tensionuar edhe me shume kur nė sallė ėshtė futur edhe mundesi Elis Guri ka kėrkuar qė nė votime tė futen sportistėt olimpistė, qė nė kėtė asamble pėrfaqėsoheshin nga Lindita Kodra dhe Gerti Trasha.
Pas qetėsimit tė situatės, ku here pas here ėshtė dashur edhe ndėrhyrja e rojeve, i ėshtė dhėnė fjala dy kandidatėve pėr presidentin e Komitetit Olimpik Kombtar Shqiptar, Esat Ademit dhe Fidel Ylli.
"Ne duhet te tregohemi civile dhe qytetare. Sporti nuk ka vetem idene e votimit, por percjell mesazhe paqeje", u shpreh Ylli.
Ndersa Ademi u shpreh se duhet te respektohet demokracia, ligji dhe statuti dhe se sportistet olimpike duhet te jene ne votim.
Para fillimit te votimeve eshte serish Elis Guri qe ka vazhduar revoltėn e tij dhe kėtė herė me reagime me agresive tė cilat sollėn dhe nxjerrjen e tij nga salla.
Procesi i votimit qė kishte shkuar normalisht pothuasje deri nė gjysmėn e saj ėshtė prishur kur vetė kandidati Esat Ademi ka ndėrhyrė me forcė duke grisur procesverbalet.
Degradimi i situatės ka sjellė nė fillim pezullimin pėr njė orė tė votimeve dhe mė pas ėshtė marrė vendimi pėr tė pezulluar pėr njė afat tė pacaktuar zgjedhjet e Komitetit Olimpik Kombėtar Shqiptar.
"Komisioni i shqyrtimit te votave duke pare gjendjen e zgjedhjeve vendosi anulimin e procesit", u shpreh kryetari i Komisionit te Votimit, Myftar Thana.
Nderkohe kandidati per postin e presidentit te KOKSH, Esat Ademi ka deklaruar se nuk do te terhiqet nga kjo gare edhe pas kesaj situate.
"Nuk do te terhiqem asnjehere nga rregulli, demokracia dhe ligji", u shpreh Ademi.
Kjo eshte hera e pare qe nje proces votimi ne sportin shqiptar degjeneroi me akte tė tilla dhune brutale qė nuk kane asnje lidhje me sportin. Pak dite me pare, kandidati tjeter Fidel Ylli paralajmeroi nė nje interviste nė Top Channel politika dhe vecanėrisht qeveria kerkon te kete ndikimin e saj Komiteti Olimpik Kombėtar Shqiptar.
Ndėrkohė kandidati tjetėr Esat Ademi megjithėse jo zyrtarisht gėzonte mbėshtjen e strukturave qeveritare dhe tė Ministrisė sė Sporteve.