Festat, nis kthimi i emigranteve
Emigrantet shqiptare qe jetojne ne shtetin grek kane nisur te kthehen per festat e fundvitit.
Te pakten 1500 shtetas jane regjistruar cdo dite ne sportelet e pikes kufitare te Kapshtices ndersa ne fundjave numri i tyre eshte edhe me i madh.
Policia kufitare e Kapshtices ka bere gati nje plan masash per lehtesimin e procedurave te kalimit ne kufi te te gjithe emigranteve qe pritet te vijne me rastin e festave te fundvitit dhe per te menaxhuar situaten e fluksit me dyndjen e tyre.
Nga ana e policise kufitare eshte shtuar numri i sporteleve qe do te shkoje deri ne tete te tilla me rritjen e levizjeve nderkufitare.
Sipas te dhenave per festat e fundvitit pritet te vijne ne vend te pakten 130 mije emigrante nga kjo pike kufitare. Fluksi me i madh i levizjeve ne kufi pritet te shenohet gjate diteve te fundjaves dhe ne javen e fundit te dhjetorit.