Angel Super admin
Numri i postimeve : 1618 Age : 40 Vendbanimi : Durres hobi juaj : operator / futboll Registration date : 20/08/2008
| Titulli: Dosjet", Rama: Gati per bisedime me gjithe palet Thu 18 Dec 2008, 16:53 | |
| Kryetari socialist, Edi Rama, deklaroi sot se eshte gati qe te ulet ne tryeze me te gjitha forcat politike dhe konsulentet e huaj, per te hartuar nje projektligj per pastertine e figures se zyrtareve, ne perputhje me standartet evropiane. "Falenderoj OSBE-ne dhe SHBA-te per ndihmen qe ofruan edhe kesaj here. Opozita vlereson se projekti i maxhorances eshte i papranueshem. Berisha duhet te kuptoje qe dosjet e mekateve te se shkuares nuk hapen duke shkelur Kushtetuten", u shpreh Rama. Duke akuzuar serish kryeministrin se po synon hapjen e shpejte te dosjeve me qellim mbylljen e ceshtjeve te tjera si Gerdeci, hetimet per rrugen Durres-Kukes apo ceshtjen e biznesmenit Damir Fazllic, Rama theksoi se Berisha duhet t'i jape llogari ish-perndjekurve per 16 milione dollaret e akorduara per kete shtrese te shoqerise, te cilat ata nuk i moren kurre. Ditet e fundit si Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ashtu edhe OSBE verejten se projektligji per pastertine e figures se zyrtareve ka probleme serioze kushtetuese, ndersa pershendeten shtyrjen e votimit te draftit ne Kuvend. | |
|