Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tragjedia nė Gjirokastėr, Topi: Dėmshpėrbleni urgjentisht tė dėmtuarit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Tragjedia nė Gjirokastėr, Topi: Dėmshpėrbleni urgjentisht tė dėmtuarit Empty
MesazhTitulli: Tragjedia nė Gjirokastėr, Topi: Dėmshpėrbleni urgjentisht tė dėmtuarit   Tragjedia nė Gjirokastėr, Topi: Dėmshpėrbleni urgjentisht tė dėmtuarit EmptyThu 18 Dec 2008, 17:00

Presidenti Bamir Topi ndėrhyn nė ditėn e katėrt tė grevės sė urisė sė banorėve tė pallatit tė shembur nė Gjirokastėr. Duke shprehur shqetėsimin pėr situatėn nė tė cilėn ndodhen banorėt pas tragjedisė sė ndodhur jo pėr faj tė tyre presidenti Topi kėrkoi: Sa mė shpejt dėmshpėrblim dhe sistemimin nė kushte normale tė familjeve tė dėmtuara”.


TIRANE- Nė ditėn e katėrt tė grevės sė urisė banorėt e pallatit tė shembur nė fillim tė nėntorit nė lagjen “11 janari” tė Gjirokastrės kanė vendosur tė ngujohen nėn gėrmadha. Ata kundėrshtojnė dhe e quajnė tė padrejtė dhe jo koherent me shifrat e tregut, vendimin e qeverisė i cili pėrcakton skemėn e dėmshpėrblimit.

Nė mbėshtetje tė tyre, gratė dhe fėmijėt e kryefamiljarėve tė ngujuar janė vendosur nė garazh, i vetmi objekt qė ka mbetur pa u shembur pas rrėzimit tė pallatit.

Presidenti i Republikės, Bamir Topi reagoi sot nė mesditė ndaj grevės sė banorėve . Nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp kreu i shtetit i kėrkon qeverisė dhe institucioneve pėrkatėse tė mbajnė premtimet dhe tė dėmshpėrblejnė banorėt sic iu ėshtė premtuar.

“Presidenti i Republikės po ndjek me njė shqetėsim tė veēantė grevėn e urisė sė banorėve, tė cilėt prej kaq kohėsh nuk po gjejnė zgjidhjen e plotė dhe pėrfundimtare qė u ėshtė premtuar pėr sistemim dhe dėmshpėrblim si pasojė e njė tragjedie, e cila nuk ndodhi pėr shkakun e tyre”.- thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė publikuar sot nė faqen zyrtare tė Presidencės.

Mė tej presidenti thekson se ėshtė e drejta legjitime e banorėve pėr t'u dėmshpėrblyer dhe pėr t'u sistemuar nė kushte normale pasi tragjedia nė tė cilėn ndodhen nuk ėshtė pėr fajin e tyre. Mė tej Presidenti Topi inkurajon strukturat e qeverisė dhe tė pushtetit vendor, qė tė realizojnė sa mė shpejt tė jetė e mundur sistemimin e kėtyre familjeve, "tė cilat kanė tė drejtėn legjitime pėr dėmshpėrblim dhe pėr t’u sistemuar nė kushte normale”- shkruhet nė njoftimin pėr shtyp tė Presidencės.
Mė tej kreu i shtetit kėrkon zbulimin sa mė shpejt tė pėrgjegjėsve tė tragjedisė sė ndodhur nė fillim tė nėntorit dhe ndėshkimin e tyre ligjor.

Sipas skemės qė ėshtė miratuar nga qeveria banorėt qė humbėn shtėpitė e tyre, konkretisht apartamente 3 + 1, do tė pėrfitojnė 3.2 milionė lekė bashkė me shifrėn 400-500 mijė lekė pėr orenditė dhe pajisjet shtėpiake. Ata qė humbėn apartamentet 2+1 do tė dėmshpėrblehen me 2.4 mililionė lekė, plus dhe shifrėn 400-500 mijė lekė pėr orenditė dhe pajisjet.

Banorėt e kundėrshtojnė skemėn dhe thonė se shifrat nuk janė koherente me tregun aktual. Gjithashtu ato hedhin dyshime edhe mbi parregullsi nė dokumentacionet e pėrpiluara. Banorėt shprehen se nuk do ta pranojnė kėtė dėmshpėrblim pasi ėshtė shumė pak nė krahasim me ato cfare kanė humbur.

Mė 9 nėntor tė kėtij viti pallati i ngritur nė njė kodėr nė lagjen “11 janari” u shemb pjesėrisht pėr shkak tė punimeve qė po ndėrtoheshin nė njė pallat tjetėr poshtė kodrės nga firma e ndėrtimit “Arti shpk”. Tre persona gjetėn vdekjen nėn rrėnoja, mbi 10 persona u plagosėn, si dhe u arrestuan 12 persona si pėrgjegjės tė kėsaj tragjedie. Policia ndėrtimore mori vendimin e shembjes sė pjesės tjetėr tė mbetur nga pallati duke i lėnė 13 familje nė qiell tė hapur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Tragjedia nė Gjirokastėr, Topi: Dėmshpėrbleni urgjentisht tė dėmtuarit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ngjarja e rende ne Gjirokaster, arrestohen 8 persona
» Topi, "Medalje Mirenjohje" per Carlo Bollinon
» Topi: Drejtesia te ruaje pavaresine
» Topi: Te mos zvarritet shtrirja e EULEX

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: