Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 FSHF-MTKRS, 10 milionė euro pėr “Qemal Stafėn”

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

FSHF-MTKRS, 10 milionė euro pėr “Qemal Stafėn” Empty
MesazhTitulli: FSHF-MTKRS, 10 milionė euro pėr “Qemal Stafėn”   FSHF-MTKRS, 10 milionė euro pėr “Qemal Stafėn” EmptySat 10 Jan 2009, 14:46

FSHF-MTKRS, 10 milionė euro pėr “Qemal Stafėn” Qemal-stafa
Federata Shqiptare e Futbollit i propozon Ministrisė sė Sporteve planin pėr rikonstruktimin e stadiumit “Qemal Stafa”.
Sekretari Arben Bici ėshtė takuar me drejtues tė MTKRS-sė, pėr tė diskutuar rreth rinovimit tė tempullit tė futbollit shqiptar, nė mėnyrė qė ai tė shndėrrohet nė njė impiant bashkėkohor, qė plotėson edhe kriteret pėr zhvillimin e ndeshjeve tė Ligės sė Kampioneve.
Presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, ka pohuar se kostoja e kėtij operacioni mund tė kapė shifrėn e 10 milionė eurove, ku vetėm gjysma do tė pėrballohet nga institucioni qė drejton top-kėmbėn.
“Sot (dje) sekretari Bici u takua me pėrfaqėsues tė Ministrisė pėr tė biseduar rreth rikonstruktimit tė stadiumit mė tė madh nė vend”, tha Duka.
“Vlera e punimeve mund tė kapė shifrėn 10 milionė euro, por kjo do tė pėrcaktohet mė saktėsisht nga njė grup pune i pėrbashkėt, ku nuk do tė mungojė as prezenca e organizmave ndėrkombėtarė. Ideja ėshtė qė investimi tė bėhet 50 pėr qind nga FSHF dhe 50 nga shteti”.
Tema pėr rikonstruktimin e “Qemal Stafės” ėshtė prekur edhe nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, nė takimin qė ai zhvilloi me ministrin Pango. Duka foli edhe pėr ecurinė e Shqipėrisė nė eliminatoret e Botėrorit 2010, duke pretenduar gjashtė pikė nė dy sfidat e radhės (11 shkurt me Maltėn dhe 28 mars me Hungarinė).
“Kėto takime duhen pėrgatitur me kujdes, nė mėnyrė qė tė marrim maksimumin. Askush nuk duhet tė mendoj se tri pikėt nė Maltė janė tė thjeshta. Kemi pozita tė mira. Nuk mund tė pretendojmė tė kualifikohemi nė Afrikė, por klasifikimi na lejon tė ėndėrrojmė”. Duka u shpreh i pakėnaqur nga ecuria e kombėtareve tė moshave, pėrveē ekipit Shpresa dhe konfirmoi rikrijimin e Kombėtares olimpike pas 12 vitesh mungesė. Skuadra qė do tė marrė pjesė nė Lojėrat Mesdhetare, nė Peskara tė Italisė do tė drejtohet nga Ari Han.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
FSHF-MTKRS, 10 milionė euro pėr “Qemal Stafėn”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Manchester City: 155 milione euro per Cristiano Ronaldon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: