Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Arjan Beqaj, nė portė kundėr Maltės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Arjan Beqaj, nė portė kundėr Maltės Empty
MesazhTitulli: Arjan Beqaj, nė portė kundėr Maltės   Arjan Beqaj, nė portė kundėr Maltės EmptyWed 28 Jan 2009, 13:10

Arjan Beqaj, nė portė kundėr Maltės Beqaj-arjan
Arjan Beqaj do tė jetė plotėsisht i gatshėm pėr sfidėn eliminatore tė 11 shkurtit, ku Shqipėria luan nė fushėn e Maltės.
Rikuperimi i plotė i “gardianit” kuqezi ėshtė konfirmuar nga kampionėt nė fuqi tė Qipros, Anorthosis Famagusta. 32-vjeēari, i cili sė fundmi ka fituar ēmimin si “I Huaji mė i Mirė” nė ishullin e Afėrditės, ka rifilluar stėrvitjen normale.
Madje, ai pritet tė aktivizohet nė kampionat qė prej kėsaj fundjave, edhe sepse pas dėmtimit tė tij, Anorthosis ka shfaqur shumė probleme mes shtyllave. Kjo ėshtė parė qartė nė takimin e humbur 2-1 nė fushėn e saj, me Omonian kryesuese (skuadėr ku militon mesfushori kuqezi, Klodian Duro): portieri rezervė, Nagi, ishte protagonist i njė gabimi tė pafalshėm nė minutat shtesė, duke u “dhuruar” golin e fitores kundėrshtarėve.
Beqaj ka munguar nga fushat e lojės prej rreth 11 javėsh, pas dėmtimit tė pėsuar mė 4 nėntor, nė barazimin historik 3-3 kundėr Interit nė Ligėn e Kampioneve (pa llogaritur aktivizimin nė 45 minutat e para tė sfidės sė dhjetorit me grekėt e Panathinaikosit, ku doli nga fusha mes dhimbjeve).
Gjithsesi, trajneri gjeorgjian, Ketsbaja, po mendon ta aktivizojė portierin ndaj APOP, takim i vlefshėm pėr javėn e 20-tė tė kampionatit qipriot. Drejtuesi i stolit tek Anorthosis deklaroi: “Shanset qė Arjan Beqaj tė luajė qė prej kėsaj fundjave janė mjaft tė mėdha. Gjithsesi, duhet tė vlerėsojmė gjendjen e portierit dhe do tė vendosim pėrpara ndeshjes, nėse ai ėshtė i gatshėm tė luajė pa rrezikuar mė shumė”.
Ndėr tė tjera, Ketsbaja pohoi se nuk do t’i krijojė asnjė problem “gardianit”, nėse shėrbimet e tij kėrkohen nga trajneri i Shqipėrisė, Ari Han. Pėrpara mungesave tė dy mesfushorėve Altin Lala dhe Lorik Cana, holandezi kėrkon tė mbėshtetet te tė gjithė titullarėt pėr takimin me Maltėn.
“Nėse Beqaj grumbullohet nė Kombėtaren shqiptare, unė nuk do t’i krijoj asnjė pengesė. Edhe pse portieri nuk ka qenė nė gjendjen optimale, nuk mund ta privojmė nga pėrfaqėsimi pėr vendin e tij”, theksoi trajneri gjeorgjian.

Memelli


Pasi ka marrė “ok” e Anorthosis pėr Beqajn, Ari Han kėrkon tė zgjidhė tė tjera enigma pėr sfidėn nė La Valeta. Tri pikėt janė objektivi i vetėm dhe nė rast fitoreje, kuqezinjtė do tė marrin kryesimin e Grupit 1 eliminator tė Botėrorit 2010.
Pėrveē mungesave nė mesfushė, 60-vjeēari po studion edhe alternativa tė reja nė fazėn sulmuese, ku do tė lejė jashtė skuadrės sulmuesin Edmond Kapllani dhe mesfushorin e krahut, Jahmir Hyka. Risia nė repartin ofensiv pritet tė jetė Migen Memelli, qė pas huazimit te Tirana ka rigjetur formėn e tij mė tė mirė.
Lojtari do tė jetė i vėzhguari special i derbit Dinamo-Tirana, mė 31 janar. Korēari ka realizuar 18 rrjeta me bardheblutė nė gjysmėn e parė tė sezonit: 10 nė kampionat dhe 8 nė Kupėn e Shqipėrisė.
Me Bogdanin qė vuan mungesėn e aktivizimit e Berishėn qė sapo u transferua te Horsens, Memelli mbetet i vetmi sulmues kuqezi, pėrkrah Hamdi Salihit qė po kalon njė moment tė mirė. Han e ka vėzhguar 28-vjeēarin gjatė janarit 2008, nė “zborin” e Antalias. Nė tė kaluarėn sulmuesi ka qenė edhe nė planet e ish-teknikut, Oto Bariē, por ende nuk ka gjetur hapėsirėn pėr tė debutuar me kuqezinjtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Arjan Beqaj, nė portė kundėr Maltės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ambasadori Widhers kunder qeverise : Lereni prokurorine te beje punen e saj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: