Pas afro dy muajsh rikthehet spektakli i humorit Portokalli. Te dielen ne mbremje humori me i pelqyer dhe ndjekur ne Shqiperi do te vije ne ekranin e Top Channel me supriza dhe karaktere te vjeter e te rinj. Ata jane personazhet me interesante e te dashur te ekranit shqiptar pasi me performancat e batutat e tyre dine te dhurojne humor e te qeshura pa fund. Periudha e pritjes ka perfunduar e te dielat do te nisin te gjallerohen serish.
Protagonistet e spektaklit rikthehen edhe me energjike se me me pare, per te ofruar nje tjeter sezon te suksesshem per publikun shqiptar. Nepermjet humorit dhe ironise, Portokalli percjell aktualitetin dhe situatat paradoksale te realitetit shqiptar ne nje forme krejt origjinale e te vecante.
Edhe ne sezonin e 11 nuk do mungojne batutat pikante. Me nje fryme te rifreskuar perpos skenografise vjen edhe konceptimi i programit, si ne staf ashtu edhe ne role.
Te gjithe ata qe duan te perjetojne live humorin e paperseritshem te Portokalli, mund te ndjekin shfaqjen te premten ne oren 19.00 dhe te shtunen ne oren 18.00 ne ambjentet prane ish- ekspozitesh Shqiperia Sot.