Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ēani, mes Shqipėrisė dhe Italisė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Ēani, mes Shqipėrisė dhe Italisė Empty
MesazhTitulli: Ēani, mes Shqipėrisė dhe Italisė   Ēani, mes Shqipėrisė dhe Italisė EmptySat 28 Feb 2009, 13:22

Ēani, mes Shqipėrisė dhe Italisė Ndeshje-eleminatore
Edgar Ēani mund tė luajė me Kombėtaren shqiptare, por qė kjo tė realizohet, sulmuesi kėrkon njė fanellėn nė Kombėtaren “A”.
19-vjeēari i talentuar, kartoni i tė cilit zotėrohet nga Palermo, ėshtė njė prej sulmuesve tė sė ardhmes, por si Valon Behrami dhe Sotir Nini, ai rrezikon tė luajė pėr vendin qė e ka “adoptuar”, nė kėtė rast Italinė.
Interesimi nga FSHF-ja nuk ka munguar, madje afro njė vit mė parė sulmuesit i mbėrriti njė ftesė nga trajneri i Shpresave, Artan Bushati. Gjithsesi, lojtari, i cili cilėsohet “Kristian Vieri i ri” nga specialistėt e futbollit italian, nuk u paraqit me pėrfaqėsuesen e 21-vjeēarėve.
Nė kėtė vendim ndikoi “joshja” nga pėrtej Adriatikut, sepse vetėm pak ditė mė pas, Ēani (i cili ka edhe nėnshtetėsi italiane) u grumbullua nė Kombėtaren Under-19 “axurre”.

Dėshira e lojtarit qė tė pėrfaqėsohet me Shqipėrinė nuk mungon, edhe pse Italia do tė ishte realizimi i njė ėndrre (jo vetėm pėr tė, por pėr ēdo futbollist). Nė anėn tjetėr ėshtė e konfirmuar se Ēani nuk do tė jetė i gatshėm pėr ekipin U-21, nė Grupin 10 eliminator tė Evropianit 2011. Tashmė topi ka kaluar nė krahun e trajnerit Ari Han, qė vetėm pas pak ditėsh do tė startojė njė tur vėzhgimesh pėr futbollistėt qė militojnė nė ligat evropiane. Etapa e parė ėshtė Ukraina, ku do tė vlerėsohet gjendja e Bylykbashit dhe Xhihanit, pėr tė vijuar mė tej nė vendet e tjera.
Ende nuk mund tė thuhet nėse drejtuesi i stolit kuqezi do tė fillojė tė vėzhgojė sė afėrmi edhe talentin e lindur nė Tiranė. Por, e sigurt ėshtė se nė tė ardhmen ky lojtar do t’i shėrbente shumė Kombėtares sonė. Nė harkun e 3-4 vjetėve, Edgar Ēani do tė jetė shndėrruar nė njė lojtar tė pjekur nė aspektin profesional, ndėrkohė qė nė atė periudhė Shqipėrisė do t’i nevojitet mė shumė se kurrė “gjak i ri” nė repartin ofensiv.
Nė atė periudhė, Kapllani do tė jetė 30 vjeē, Salihi dhe Besart Berisha 29, ndėrkohė qė e ardhmja e sulmit do tė jenė Ahmet Jonuzi dhe pikėrisht Edgar Ēani. Njė tjetėr arsye pėrse pėr sulmuesin, qė nė janar tė vitit 2008 u transferua nė Sicili, duhet tė bėhen tė gjitha tentativat pėr ta veshur kuqezi, ėshtė se ai mund tė bėhet zėvendėsuesi i denjė i 32-vjeēarit Erjon Bogdani. Me shtatlartėsinė e tij (196 cm), 19-vjeēari ėshtė mjaft i rrezikshėm nė lojėn ajrore, por kjo nuk e pengon as nė aspektin teknik, ku cilėsohet si njė lojtar me tė dhėna shumė tė mira.

Momentalisht Ēani vazhdon paraqitjet e mira me Askolin nė Serinė B, ku ėshtė transferuar nė formė huazimi nga Palermo. Ai ka luajtur nėntė ndeshje, katėr si titullar, dhe ka shėnuar njė gol: nė fitoren 2-1 tė 20 dhjetorit, nė fushėn e Salernitanės. Ndėrkohė, nė takimin e javės sė kaluar kundėr Barit, nė minutėn e 59-tė ai u bė protagonist, ku pasi dribloi gjysmėn e mbrojtjes i dhuroi njė gol tė lehtė Xhorxhit.
19-vjeēari luajti 69 minuta, ndėrsa Askoli nuk e shfrytėzoi avantazhin 2-0, duke lejuar qė vendasit tė barazonin. Mė 27 prill 2008 Ēani ka debutuar edhe nė Serinė A italiane, si zėvendėsues nė takimin ku Palermo barazoi pa gola me Atalantėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Ēani, mes Shqipėrisė dhe Italisė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vleresojme ndihmen e Italise
» relievi i shqiperise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: