Angel Super admin
Numri i postimeve : 1618 Age : 40 Vendbanimi : Durres hobi juaj : operator / futboll Registration date : 20/08/2008
| Titulli: Mes nxenesve te zyshe Adelajdes Sat 28 Feb 2009, 13:26 | |
| Adelajda eshte nje nga tre te nominuarit e shtepise se Big Brother dhe vetem sot ne mbremje do te mesohet nese aventura e saj do te vazhdoje apo jo. Ne shtepine e saj, prinderit shprehen krenare per vajzen dhe menyren se si ajo po perballon lojen. E po ashtu edhe nxenesit, qe deri pak kohe me pare mesonin ne nje klase me mesuese Adelajden. Nena Sanije Xhamani thote se ajo eshte nje vajze e thjeshte, orgjinale, qe nuk shtiret dhe vlerat e saj kalojne pertej bukurise dhe elegances. Jemi te kenaqur si po e perballon lojen. Po na nderon ne dhe Kavajen, u shpreh i ati i Adeles, Bardhyli. Zysha, sic e therrasin banoret e shtepise jep lenden e Letersise ne shkollen e fshatit Luz te Vogel ne Kavaje. Nxenesit e saj thone se u mungon mesuesja, qe e kane pasur edhe shoqe. Mendojme qe eshte vetvetja. I themi te qendroje ashtu sic eshte, na ka mbajtur prane, na ka mbeshtetur dhe ia ndjejme mungesen, shprehen. Te gjithe ata i urojne mesueses te qendroje sa me gjate ne shtepine e Big Brother. | |
|