Angel Super admin
Numri i postimeve : 1618 Age : 40 Vendbanimi : Durres hobi juaj : operator / futboll Registration date : 20/08/2008
| Titulli: ZMQ: Denim zyrtareve qe abuzojne seksualisht Sun 08 Mar 2009, 12:58 | |
| Ne diten Nderkombetare te Gruas, Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve i ka derguar nje mesazh Kuvendit te Shqiperise, bazuar edhe ne skandalin me te fundit me ish ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango. ZMQ i ka bere nje apel Kuvendit per dhunen ndaj grave ne vendin tone dhe ka kerkuar qe te gjithe zyrtaret e korruptuar e maniaket seksuale te veshur me pushtet, te marrin ndeshkimin e merituar. Administrata vuan nga ryshfeti seksual dhe zyrtaret e perlyer duhet te ndeshkohen, thuhet ne deklaraten e ZMQ-se. Ne vijim, ky institucion ka kerkuar qe ne kodin penal te behet nje ndryshim persa i perket pikave ku parashikohet denimi per abuzuesit me femrat, sidomos kur kjo behet nga pozitat e zyrtarit te shtetit. Ligji i sherbimit civil ka mbetur ne leter, pasi ka dhjetra denoncime nga grate e dhunuara, thekson Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve, pikerisht ne 8 Mars, festen e gruas. | |
|