Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Milani zhgenjen ne debutim, gjeniu Ronaldinjo nuk mjafton

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PubliC_EnemY
Antare aktiv
Antare aktiv
PubliC_EnemY


Male Numri i postimeve : 168
Age : 32
hobi juaj : sex,tv,libra
Registration date : 22/08/2008

Milani zhgenjen ne debutim, gjeniu Ronaldinjo nuk mjafton Empty
MesazhTitulli: Milani zhgenjen ne debutim, gjeniu Ronaldinjo nuk mjafton   Milani zhgenjen ne debutim, gjeniu Ronaldinjo nuk mjafton EmptyWed 03 Sep 2008, 13:54

Duhej tė ishte dita e Ronaldinjos, por nė “San Siro” doli nė skenė Valiani. Milani zhgėnjen nė debutimin nė Serinė A, duke humbur 2-1 nė shtėpi me Bolonjėn, qė me njė lojė tė saktė neutralizonte sulmet e vendasve dhe ka ditur t‘i godasė kuqezinjtė nė momentin e duhur. Ronaldinjo i ka mahnitur tė gjithė tė pranishmit nė stadium, mbi tė gjitha nė pjesėn e dytė me driblime dhe asiste, qė nė mėnyrė tė pabesueshme nuk u shfrytėzuan nga shokėt e skuadrės. Edhe pse nė merkaton e verės ėshtė rinovuar nė kontingjent, skuadra e Anēelotit vazhdon tė ketė tė njėjtat probleme nė ēarjen e mbrojtjeve kundėrshtare. Pra, fantazisti brazilian nuk ka mjaftuar, Shevēenko nuk ishte nė lartėsinė e duhur (edhe pėr shkak tė emocioneve), Inzagi shpėrdoroi tė paktėn tri raste tė mira goli, ndėrsa Pato nuk ka shenjė nė kėtė sfidė. Pjesa e parė u mbyll nė barazim 1-1, ku Bolonja kaloi nė mėnyrė tė papritur nė avantazh, falė golit tė realizuar nga Marko Di Vaio vetėm pas 18 minutave lojė. Milanistėt “shkunden” dhe reagojnė menjėherė, por tentativat e shumta nuk arrijnė tė kalojnė portierin Antonioli. Barazimi vjen vetėm katėr minuta pėrpara pushimit mes pjesėve, kur njė harkim i Ronaldinjos devijohet nė rrjetė nga Ambrozini. Nė fraksionin e dytė tė lojės, kuqezinjtė shfaqen me ofensivė dhe tė gjitha aksionet e rrezikshme nisen nga kėmbėt e Ronaldinjos, qė dukej i papėrmbajtshėm nė krahun e majtė. Por, pasimet e tij nuk shfrytėzohen me radhė nga Inzagi, Sedorf e Shevēenko. Nė tė 78-ėn, pikėrisht nė momentin mė tė mirė tė Milanit, vjen edhe goli i avantazhit pėr miqtė: Valiani lėshon njė goditje tė jashtėzakonshme nga jashtė zonės, qė frenohet vetėm nga rrjeta. Start jo tė mirė tė kampionatit ka bėrė edhe Roma, qė nė fushėn e saj frenohet nga Napoli. Sfida nė stadiumin “Olimpik” pėrfundon nė barazim 1-1, ku Hamsik i pėrgjigjet golit tė Akuilanit. Verdhekuqtė nuk arritėn tė merrnin tri pikėt, pavarėsisht se napolitanėt luajtėn me 10 lojtarė qė prej minutės sė 54-rt, kur Santakroēe mori kartonin e dytė tė verdhė. Debutim i jashtėzakonshėm i Lacios qė fiton 4-1 nė fushėn e Kaljarit, ndėrkohė qė fitojnė edhe Atalanta, Kievo, Torino e Katania.

Burimi: Gazeta Shqip
Crying or Very sad
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Milani zhgenjen ne debutim, gjeniu Ronaldinjo nuk mjafton
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ronaldinjo: Kete vit, titulli eshte i Milanit
» "Gjeniu i harruar" i Britanise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Sporti::..ஜ :: Futboll-
Kėrce tek: