Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dielli brenda nė shtėpi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Dielli brenda nė shtėpi Empty
MesazhTitulli: Dielli brenda nė shtėpi   Dielli brenda nė shtėpi EmptyWed 03 Sep 2008, 22:47

Dielli brenda nė shtėpi Shutterstock1
Je gati pėr tė shkėlqyer nė breg tė detit? OK, fillo me produktet vetėnxirėse dhe ja ku ke njė lėkurė ngjyrė ēokollatė pa u ekspozuar nėn rrezet e diellit



Produktet vetėnxirėse

Njė lėkurė e bronztė pa u ekspozuar nė diell, ėshtė e mundur. Produktet vetėnxirėse na mbrojnė nga rrezet UVB dhe nga rreziqet e plakjes sė lėkurės.

Si veprojnė?

Dy janė molekulat bazė tė “magjisė vetėnxirėse”: DHA dhe erythrulose. DHA i jep lėkurės ngjyrėn e verdhė, ndėrsa erythrulose nuancėn kafe. Bashkimi i kėtyre dy ngjyrave i jep mundėsinė lėkurės qė tė pėrftojė njė ngjyrė tė bronztė natyrale. Vetėnxirėsit mė tė mirė pėrmbajnė vitamina mbrojtėse dhe hidratantė, qė shmangin tharjen e lėkurės. Zgjidh produktet qė pėrmbajnė filtra solarė.



Si tė pėrgatisėsh lėkurėn?

Aplikimi i vetėnxirėsit kėrkon njėfarė savoir-fair. Pėr tė mos u gabuar, provo mbi lėkurė disa lloje kampionesh produkti nė pjesėn e brendshme tė krahut pėr tė gjetur atė produkt qė bėn pėr ty. Para se tė vendosėsh produktin, bėj njė “gommage”, qė i jep lėkurėn njė ngjyrė uniforme.



Si tė pėrhapėsh vetėnxirėsin nė fytyrė?

Fillo nga qendra e lėkurės, duke lėmuar me kujdes faqet. Shmang kontaktin me sytė, zbrit nė mėnyrė delikate drejt qafės dhe dekoltesė dhe pėrhape me shumė kujdes nė zonėn e veshėve. Insisto nė zonėn e mollėzave, hundės dhe ballit. Nė fund pastro me njė pambuk tė lagur zonėn e vetullave dhe rrėnjėt e flokut.



Si ta pėrhapėsh mbi trup?

Aplikoje produktin me tė gjithė dorėn, por me butėsi duke u ngjitur nga kėmbėt tek kofshėt, tamam sikur je duke veshur njė ēorape. Mos e kalo produktin dy herė nė tė njėjtin vend. Pėrfundo duke kaluar njė dorezė tė lagur nė zonėn e kaviljeve, gjunjėve dhe bėrrylave. Mos harro pjesėn e poshtme tė kėmbėve. Trego vėmendje sidomos nė zonėn e kėmbėve, qė kėtė vit duhet tė jenė super tė nxira. Shpėla mirė duart dhe thonjtė. Prit dhjetė minuta para se tė vishesh.



Ēfarė lloji tė zgjedh?

Kėtė vit markat kozmetike ofrojnė njė gamė tė madhe produktesh. Mund tė zgjedhėsh mes kremit, qumėshtit, sprajit, xhelit...

Spraji: ėshtė i lehtė pėr t’u pėrdorur dhe tė lejon njė pėrhapje uniforme. Veprimi ėshtė i shpejtė, aplikimi ėshtė efikas. Nuk kėshillohet nėn zonėn e fytyrės.

Xheli: tė jep njė ngjyrė mė natyrale, por meqė ėshtė transparent, bėj kujdes se mos harron disa pjesė tė trupit. Ėshtė i kėshillueshėm pėr lėkurėt e yndyrshme.

Qumėshti: ėshtė produkti ideal pėr fillestaret. Aplikohet shumė lehtė dhe hidraton lėkurėn.
Dielli brenda nė shtėpi Shutterstock2
Cilat janė efektet anėsore?

Nuk ka asnjė efekt anėsor. Edhe gratė shtatzėna mund tė pėrdorin produktet vetėnxirėse, sepse agjentėt aktivė nuk depėrtojnė nė dermė. Ki parasysh qė vetėnxirėsit nė pėrgjithėsi nuk tė mbrojnė nga dielli, pėrveēse nė ato raste kur pėrmbajnė filtra solarė.



Si ta ruash ngjyrėn?

Produktet vetėnxirėse veprojnė nė dy orė dhe ngjyra zhduket pas disa ditėsh. Pėr tė marrė njė efekt natyral, aplikoje vetėm njė herė, fshije pas disa orėsh dhe pėrsėrit veprimin pas dy ditėsh. Shmang sapunėt shumė agresivė ose produktet me bazė alkooli, qė pastrojnė grimin. Njė mundėsi tjetėr: alterno dy ngjyra, njė mė tė qartė dhe njė mė tė errėt qė efekti tė jetė mė i bukur.



Si tė trukohesh?
Pėr tė qenė sa mė efikas, vetėnxirėsi duhet tė aplikohet nė njė lėkurė nė formė e tė shėndetshme. Nėse ke lėkurė tė lodhur, vetėnxirėsi nuk do tė ndryshojė asgjė! Pėr tė unifikuar ngjyrėn, hidrato mirė lėkurėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Dielli brenda nė shtėpi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» a keni nje kafshe ne shtepi ?
» Permbyten qindra shtepi te Bregu i Lumit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Argetohuni ne Angel-online ::..ஜ :: Kuriozitete-
Kėrce tek: