Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zbulohet skema e vjedhjes tė bankomateve.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Zbulohet skema e vjedhjes tė bankomateve. Empty
MesazhTitulli: Zbulohet skema e vjedhjes tė bankomateve.   Zbulohet skema e vjedhjes tė bankomateve. EmptySat 06 Sep 2008, 15:41

Zbulohet skema e vjedhjes tė bankomateve. 1464131815_2ed771f067
Kreu i bandės sė piratėve tė bankomateve, i arrestuar gjatė operacionit “Matrix”, pranon tė rrėfejė para hetuesve tė ēėshtjes mekanizmin e grabitjes sė dy milionė eurove me anėn e kartave tė kreditit nė tė gjithė Shqipėrinė.
Endrit Gjergjani, i cilėsuar si truri i grupit, gjatė marrjes nė pyetje ka deklaruar se ėshtė ndihmuar pėr ushtrimin e aktivitetit tė paligjshėm nga disa shtetas nga Kosova.

Ai tha se nė fillim tė vitit 2008, ėshtė njohur me dy shtetas nga Kosova, tė cilėt arrinin tė klononin kartat e kreditit dhe tė kryenin vjedhje nė bankomate.

Sipas tij, kosovarėt, qė cilėsoheshin edhe si mjeshtėr kompjuterikė nė vendlindje, arritėn tė vidhnin mijėra euro nė bankomatet e vendosura nė Shqipėri, si dhe arritėn tė kryenin vjedhje edhe nė qendrat tregtare.

“Ata na mėsuan tė gjithė mekanizmin e vjedhjes. Prej disa muajsh kemi blerė pajisjet dhe nisėm tė prodhonim kartat e kreditit tė falsifikuara pa ndihmėn e tyre”, mėsohet se ka dėshmuar kreu i organizatės “Matrix” gjatė marrjes nė pyetje nga prokurorėt e ēėshtjes, para nisjes sė dosjes nė gjykatė.

Rrėfimi i Gjergjanit

Kreu i grupit “Matrix” ka pranuar tė rrėfejė grabitjen mė tė sofistikuar tė mijėvjeēarit tė ri nė Shqipėri, duke pranuar tė gjithė fajin.

Ai ka shfaqur pendesė para hetuesve tė ēėshtjes dhe ka deklaruar se vjedhjet kryheshin vetėm pėr qejf, pasi nuk ka ndikuar nė rritjen e nivelit tė jetesės.

“Ishim njė grup tė rinjsh, tė pasionuar pas internetit. Nuk kishim si qėllim tė fitonim shuma tė mėdha, por sa pėr tė kaluar ndonjė fundjavė tė bukur nė vendet fqinje”, filloi dėshminė Gjergjani.

Sipas tij, aktiviteti i tyre filloi tetė muaj mė parė. Nė atė periudhė, shpjegon, janė njohur me njė grup kosovar qė kryente vjedhje nė bankomate. Arritėn tė “punonin” me ta pėr gati 6 muaj, kohė e cila u ėshtė dashur tė pėrfitonin “zanatin”.

“Prej tetė muajsh jemi njohur me njė grup kosovar tė vjedhjes sė bankomateve. Nga qėndrimi me ta kemi arritur tė mėsojmė mekanizmin e marrjes sė kodeve PIN dhe PUK, qė tė mund tė futeshim nė sistemin bankar”, tregon Gjergjani.

Ai saktėson se kosovarėt, tashmė persona nėn hetim, ishin mjeshtėr tė marrjes dhe pėrpunimit tė kartave tė klonuara. “Ata arrinin tė merrnin nėpėrmjet internetit tė gjitha informacionet pėr tė klonuar njė kartė. Mė pas arrinin tė futeshin nė sistem, duke boshatisur tė gjithė depozitėn bankare”, deklaron nga qelia.

Bashkėpunėtorėt e huaj

Prokuroria e Tiranės tha dje se ka kopsitur dosjen, ku filmimet dhe pėrgjimet i ka bashkangjitur edhe me dėshmitė e tė arrestuarve.

Hetuesit thanė se pjesa mė e madhe e adoleshentėve janė penduar pėr krimin qė kanė bėrė, duke deklaruar se gjithēka u ėshtė dukur si lojė nė fillim. Burimet nga Prokuroria e Tiranės thanė dje se tė arrestuarit gjatė operacionit policor “Matrix” janė pyetur pėr marrjen e informacioneve dhe mekanizmit tė klonimit tė kartave.

Sipas tyre, krerėt e organizatės ishin lidhur nėpėrmjet internetit me njė grup hakersash nga Rusia. “Informacionet qė arritėm tė klononim kartat e kreditit i kemi marrė nga hakersat rusė.

Ata arrinin tė gjenin kode dhe numra llogarie nga persona qė kryenin blerje nėpėrmjet internetit. Kėto numra dhe kode i nxirrnin nė internet. Organizatorėt e “Matrix” i blinin kėto tė dhėna kundrejt njė shume tė caktuar”, tregojnė tė arrestuarit. Nisur nga tė dhėnat e mėsipėrme, hetuesit kanė ngritur tė gjithė mekanizmin e vjedhjes.


Klonimi i kartave

Prokuroria thotė se pas marrjes sė kodeve PIN, qė ėshtė personal, dhe kodit PUK, qė ka llogari pėrkatėse, ndėrhyhet nė sistem, duke transferuar nga llogaria tė gjithė sasinė e lekėve. Piratėt arrinin tė blinin njė kartė tė bardhė.

Nėpėrmjet njė pajisjeje qė ėshtė nė formėn e printerit, kryhet hedhja e tė dhėnave nė kėto karta. Mė pas, te shiriti magnetik qė kanė, hidhet nė printer i gjithė kodi.

Nė bazė tė kėtyre, duke formuar dy kodet, PIN dhe PUK, karta futet nė bankomat dhe veprohet njėsoj sikur tė ishte personi qė ka tė njėjtėn llogari bankare. Prokuroria deklaron se tė arrestuarit nė Shqipėri kanė kryer transferime valute drejt Rusisė nė kėmbim tė marrjes prej andej tė kodeve dhe numrit tė llogarisė.

“Kemi zbuluar se tė arrestuarit e operacionit ‘Matrix’ kanė arritur tė transferojnė drejt Rusisė njė sasi tė konsiderueshme valute. Nga dėshmitė e personave tė arrestuar kemi zbuluar se paratė dėrgoheshin nė Rusi me qėllim marrjen e tė dhėnave personale tė disa individėve qė kryenin blerje me anėn e internetit”, thanė burimet nga Prokuroria e Tiranės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Zbulohet skema e vjedhjes tė bankomateve.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet banda e droges ne Itali, pranga shqiptareve
» Itali, zbulohet banda italo-shqiptare e droges

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: