Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Juventusi kėrkon Kosovarin Pėrparim Hetemaj

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Juventusi kėrkon Kosovarin Pėrparim Hetemaj Empty
MesazhTitulli: Juventusi kėrkon Kosovarin Pėrparim Hetemaj   Juventusi kėrkon Kosovarin Pėrparim Hetemaj EmptySun 07 Sep 2008, 19:09

Juventusi kėrkon Kosovarin Pėrparim Hetemaj JuventusPinBadge0405


Drejtuesit e klubit tė Juventusit kanė mbetur tė mahnitur nga talenti i 19-vjeēarit kosovar, Pėrparim Hetemaj, i cili nė rolin e tij mund tė jetė pasardhėsi i Aleksandro Del Pieros.

Njė nga futbollistėt qė mund tė veshė fanellėn e Juventusit mund tė jetė Pėrparim Hetemaj. Sipas gazetės greke “Ora pėr Sport”, posaēėrisht pėr tė parė kėtė lojtar, klubi i Juventusit ka sjellė vėzhguesin e saj, Dejan Vasiljev, pėr tė ndjekur ndeshjen e Kupės sė Greqisė, Haidari-AEK. Rendimenti i tij nė kėtė ndeshje do tė vendosė gjithēka. Sipas gazetės mė tė madhe tė klubit grek, AEK, “ORA PĖR SPORT”, drejtuesit e klubit tė Juventusit kanė mbetur tė mahnitur nga talenti i 19-vjeēarit kosovar, Pėrparim Hetemaj, i cili nė rolin e tij mund tė jetė pasardhėsi i Aleksandro Del Pieros. Sipas kėsaj gazete, shkėlqimi i tij nė dy ndeshjet e Championsit i kanė dhėnė njė siguri tė madhe klubit tė madh italian Juventus, pėr moshėn e re, si njė debutues i rrallė dhe mė i miri i dy takimeve. Vėzhguesi i klubit juventin, nė fillim ka ardhur tė shohė talentin dhe formėn e tij, pastaj gjithēka do tė vendoset nga drejtuesit e “Zonjės sė vjetėr”, tė cilėt pėr ta transferuar nė “Del Alpi” u duhet tė bisedojnė me drejuesit e AEK- nga ku Hetemaj ka njė kontratė 4-vjeēare. “Talenti i tij ėshtė vlerėsuar shumė, si nga drejtuesit e Juventesit, ashtu dhe nga Deshamp, pasi loja e tij kombinon shumė me atė tė Kampionatin Italian. Ai ėshtė njė lojtar energjik dhe i gjithanshėm. Me ato qė kemi parė deri tani, Hetemaj me dinamikėn e tij ėshtė mė i pėrshtaturi pėr klubin e Juventusit”, - ka thėnė vėzhguesi i Juventusit, Vasilev. I pyetur pėr interesimin qė ka klubi i madh Juventus pėr tė, Hetemaj pėrgjigjet pėr “Panorama Sport”: E mora vesh nga gazeta greke dhe ėshtė njė ēmim i madh pėr mua, qė njė klub i madh siē ėshtė Juventusi, tė interesohet pėr mua. Unė tani jam pjesėtar i klubit AEK dhe do ta vlerėsoj kontratėn qė kam firmosur deri nė fund. Nėqoftėse tė dy klubet do tė bien dakort, atėherė pėr mua ėshtė ėndrra mė e madhe qė tė vesh fanellėn e Juventusit tė madh. Ėshtė kėnaqėsi e madhe qė tė radhitesh sė bashku me shqiptarėt e tjerė nė Serinė A, me Taren, Bogdanin e Behramin. Kryesore pėr mua ėshtė qė kudo qė tė luaj tė pėrfaqėsoj me dinjitet kombin tim shqiptar”. Siē dihet, nėse klubi grek mund tė bie dakort me vlerėn e kosovarit, atėherė shumė shpejt nė merkaton e verės, Pėrparim Hetemaj mund tė kalojė te klubi Juventus. Nėqoftėse realizohet kjo ėndėrr e madhe, me tė vėrtet Pėrparim Hetemaj do tė jetė futbollisti i parė pas 60 vjetėsh, pas Riza Lushtes, qė do tė veshė fanellėn legjendare tė “Zonjės sė vjetėr”. Forma e mirė dhe paraqitja dinjitoze e Pėrparim Hetemajt me bluzėn e klubit tė madh grek, AEK nė ndeshjet e Championsit ka bėrė qė emri i tij tė shėnohet nė listėn e klubeve tė mėdha Evropės, si dhe njė nga talentet e mėdha tė Evropės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Juventusi kėrkon Kosovarin Pėrparim Hetemaj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Beyonce kerkon rolin e Wonder Woman
» Indiani qe kerkon te thyeje rekordin me 100 martesa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Sporti::..ஜ :: Futboll-
Kėrce tek: