Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kush e vrau pikturėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Cun_Lacian
Antare aktiv
Antare aktiv
Cun_Lacian


Male Numri i postimeve : 200
Age : 39
Vendbanimi : Kudo
Registration date : 20/08/2008

Kush e vrau pikturėn Empty
MesazhTitulli: Kush e vrau pikturėn   Kush e vrau pikturėn EmptySun 07 Sep 2008, 23:26

Driton Hajredini, njė nga pėrfaqėsuesit e artit tė ri bashkėkohor rrėfen lidhjen e tij me pikturėn dhe mėnyrėn sesi arti konfortohet me kohėn. Pėrtej njė korridori tė shtruar me parket janė vendosur disa fasha ku lexohet "Zonė e ndaluar policie", e cila tė ndalon tė hysh nė derėn pėrbri. Nėse i pėrmbahemi filozofisė sė kėtij instalacioni nė atė derė ndodhet piktura. Po kush e vrau pikturėn? Ky ėshtė titulli i kėsaj vepre qė pėr Driton Hajredinin, njė nga pėrfaqėsuesit mė nė zė tė artit bashkėkohor kosovar sot, ėshtė njė reflektim i tij mbi atė ēfarė ndodh sot nė pikturė, jo vetėm nė Kosovė, por kudo nė botė. "Dhe mė pas ndjeva se nė ato momente piktura kishte pėrjetuar njė ringjallje", thotė Dritoni.

E pyetėm artistin pėr pikturėn, ndoshta pėr t‘i dhėnė pėrgjigje njė nga pyetjeve qė ēdo shikues i zakontė i artit do tė bėnte nėse do tė gjendej pėrballė formave tė reja qė ka sot si video apo instalacioni. Thjesht pėr tė ditur se ēfarė ka ndodhur me pikturėn dhe pėrse artistėt e rinj gjithnjė e mė tepėr kėrkojnė tė shprehen nėpėrmjet mediumeve tė tjera. Dhe ai tregoi se piktura ėshtė ajo qė e mban thellė brenda vetes, ajo qė e lėndon ndonjėherė teksa sheh se nuk po i afrohet dot.

Tashmė Dritoni ndodhet nė Berlinalen e Berlinit, si pjesė e axhendės sė tij prej njė artisti qė prek caqet mė tė larta ku bėhet arti sot. Njė javė mė parė, njė punė e tij u prezantua bashkė me njė grup tė tjerė artistėsh tė rinj kosovarė nė Novi Sad, ekspozitė e cila nuk mund tė shmangte konfliktet politike. Me stilin e tij kritik dhe pak ironik Dritoni pikturoi personazhet e katėr kuratorėve tė skenės botėrore artistike, Harald Szeman, Rene Block, Giacinto Pietroantoni dhe Edi Muka duke parafrazuar personazhin e Presidentit amerikan me gishtin tregues dhe fjalėt: "Tė dua ty pėr ushtrinė e artit bashkėkohor". Punėt e tij, me tė cilat ka pasur jo pak sukses nė arenėn e sotme tė artit, mbartin kėtė rebelim ndaj sė pėrditshmes qė herė pas here na lėndon, dhe qė arti nuk mund tė mos ta godasė. Mė poshtė Dritoni rrėfen lidhjen e tij me pikturėn, videon, instilacionin dhe nevojėn pėr t‘u shprehur nė shumė mediume njėherėsh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Kush e vrau pikturėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush te do, ai qe te fshin lotet apo ai qe te le te lotosh ?
» Kush Skuader Ju pelqen me shum!?
» Me gjet kush te ka ber bllok ne msn ose ju ka fshire.
» A keni nje idhull tuajin?? Dhe kush eshte ai/ajo ...
» Kush e thote me leht fjalen Te Dua mashkulli apo femra???

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Arti dhe Kultura ::..ஜ :: Arti figurativ dhe krijimtaria-
Kėrce tek: