Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dalin nė shitje pronat e VEFA-s

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Dalin nė shitje pronat e VEFA-s Empty
MesazhTitulli: Dalin nė shitje pronat e VEFA-s   Dalin nė shitje pronat e VEFA-s EmptyFri 26 Sep 2008, 11:24

Dalin nė shitje pronat e VEFA-s Tirana
Pas krijimit tė fondit 10 milionė dollarė nga shitja e aseteve tė firmės rentiere “Gjallica”, Grupi Mbikėqyrės i Fajdeve ėshtė duke planifikuar tė njėjtėn gjė edhe pėr pronat e VEFA-s.

Gazeta "Shqip" zbulon listėn e objekteve qė do tė dalin shumė shpejt nė ankand, ku mes tyre bie nė sy vila trekatėshe e ish-bosit Vehbi Alimuēa, e cila ndodhet nė qendėr tė Tiranės.

Tė ardhurat nga shitja e kėtyre aseteve tė mbetura tashmė nėn administrimin e Grupit Mbikėqyrės tė Fajdeve do tė shėrbejnė pėr likuidimin e rreth 16 mijė kreditorėve, tė cilėt nuk kanė mundur tė marrin asnjė qindarkė nga paratė e humbura nė fillim tė vitit 1997.

Burime zyrtare nga Grupi Mbikėqyrės i Fajdeve bėjnė me dije se janė likuiduar rreth 78 pėr qind e kreditorėve, ndėrkaq pritet tė bėhet e njėjta gjė edhe pėr tė tjerėt, pasi tė jetė mbyllur procesi i shitjes tė aseteve, ish-pronė e VEFA-s.

Mėsohet se janė 20 objekte, pra asete tė pa shitura tė shoqėrisė huamarrėse VEFA. Pėr kėtė qėllim, institucioni qė po merret me kėtė ēėshtje, ėshtė duke pėrgatitur tė gjithė kuadrin e mundshėm ligjor, i cili i hap rrugė zhvillimit tė ankandit tė hapur pėr shitjen e kėtyre aseteve.

Pėr momentin, administratorėt e Grupit Mbikėqyrės tė Shoqėrive Huamarrėse kanė bėrė pėrllogaritė paraprake sesa do tė jetė fondi, i cili do tė krijohet nga shitja e kėtyre aseteve, ku pjesa mė e madhe shtrihet nė jug tė vendit.

Kreditorėt

Pėr qeverinė shqiptare, vazhdon tė mbetet i hapur procesi i likuidimit pėr kreditorėt qė kanė humbur paratė e tyre nė shoqėrinė huamarrėse VEFA, pronė e ish-bosit Vehbi Alimuēa.

Janė gati 16 mijė persona qė kanė humbur paratė, vlera e tė cilės nuk bėhet ende e ditur, por qė sė shpejti do tė mund tė marrin njė pjesė tė saj.

Nė kėtė pikė, mėsohet se koeficienti i kthimit tė shumės nuk do tė jetė mė shumė se 10 pėr qind, megjithatė, pėrcaktimi i kėsaj norme varet nga vlera totale qė do tė krijohet nga ankandi.

Aktualisht po pėrgatiten tė gjitha dokumentet e nevojshme dhe pritet qė sė shpejti tė bėhet publike oferta nė ankand.

Janė 20 prona, qė mė parė i pėrkisnin Alimuēės, i cili aktualisht ėshtė duke vuajtur dėnimin me 20 vjet heqje lirie.

Pronat

Nė listėn e gjatė prej 20 objektesh bie nė sy vila e ish-bosit, Alimuēa, e cila ndodhet nė njė nga zonat mė tė preferuara nė Tiranė.

Mė tej, duket se njė pjesė e aseteve tė VEFA-s janė tė pėrqendruara nė pjesėn jugore tė Shqipėrisė, kryesisht nė Skrapar, si: truall nė fshatin Qafė, ndėrtesė tek ish-fabrika e lėkurėve apo hotel “Gjerbes”.

Duke iu rikthyer pronave pranė Tiranės, administratorėt e fajdeve kanė gati nė shitje truall nė pularinė e Paskuqanit, si dhe njė ndėrtesė dykatėshe nė Yzberisht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Dalin nė shitje pronat e VEFA-s
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pronat, qeveria bllokon tapite

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: