Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pronat, qeveria bllokon tapite

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Pronat, qeveria bllokon tapite Empty
MesazhTitulli: Pronat, qeveria bllokon tapite   Pronat, qeveria bllokon tapite EmptySat 04 Oct 2008, 12:56

Pronat, qeveria bllokon tapite Zjarri-vlore
Ishte premtuar se procesi i shpėrndarjes sė tapive do tė niste qė nė javėn e parė tė shtatorit, por, mesa duket, kreu i qeverisė ka ndėrruar mendje, duke lėnė tė “ngrirė” fatin e 200 mijė familjeve.

Ky ėshtė numri i tapive qė kanė marrė aprovimin paraprak nga Agjencia e Legalizimeve - ALUIZNI, por jo nga qeveria. Kjo e fundit nuk ka marrė ende vendimin pėr kthimin dhe kompensimin e pronarėve, nė trojet e tė cilėve ėshtė ndėrtuar objekti pa leje, edhe pse ALUIZNI i ka tashmė tė identifikuar tė gjitha dokumentet.

Burime zyrtare nga Agjencia e Legalizimeve kanė shpjeguar pėr “Shqip” se ēdo gjė ėshtė gati dhe pritet VKM-ja qė i hap rrugė kompensimit tė pronarėve.

“Kjo procedurė nuk duhet ngatėrruar me procesin e madh tė kthimit dhe kompensimit tė pronave, fondi i tė cilit pėr kėtė vit ėshtė caktuar pak mė shumė se 5 milionė dollarė. Bėhet fjalė pėr trojet e atyre pronarėve qė janė zaptuar nga ndėrtimet ilegale”, shprehet njė zyrtar i ALUIZNI-t.

Vonesa pėr shpėrndarjen e titujve tė pronėsisė pėr ndėrtimet pa leje qė janė njohur nga ALUIZNI pėrkon nė njė periudhė kur qeveria ka nisur fushatėn elektorale.

Pra, miratimi i tyre dy muaj nga data e votimit pėr zgjedhjet parlamentare do t’i jepte njė shans tė madh qeverisė, nė njė kohė kur bėhet fjalė pėr rreth 200 mijė familje nė tė gjithė vendin.

Legalizimet

Nė tre vjet, qeveria e djathtė nuk po mundet t’i japė zgjidhje ēėshtjes sė legalizimit tė ndėrtimeve pa leje, duke u mjaftuar vetėm me identifikimin e zonave informale dhe mbledhjen e dokumenteve, tė cilat aktualisht ndodhen nė zyrat e ALUIZNI-t.

Agjencia kishte premtuar se shpėrndarja e tapive do tė niste nė fillimin e muajit shtator 2008, duke e lidhur me dekretimin qė Presidenti Bamir Topi i bėri ligjit, tė ndryshuar, “Pėr legalizimet”.

Mė herėt, Presidenti e kishte kthyer mbrapsht kėtė ligj, me argumentin se nuk i jepte zgjidhje procesit tė legalizimeve, e mbi tė gjitha shkelte hapur parimet e Kushtetutės nė raport me ish-pronarėt.

Kėtė moment, ALUIZNI e kishte pėrdorur si pengesė qė Presidenti Topi i bėnte procesit tė legalizimeve.

Por kur kanė kaluar njė muaj e gjysmė nga dekretimi i ligjit, i cili, ndėr tė tjera forcon kompetencat e Agjencisė sė Legalizimeve. ALUIZNI nuk po i jep drejtim kėsaj ēėshtjeje, duke lėnė nė pritje me dhjetėra mijė familje.

Shifrat

Deri tani, nga Kėshilli Rregullues i Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė janė miratuar mbi 127 zona informale, tė cilat i pėrkasin gjashtė qarqeve mė tė mėdha tė vendit, ku dhe ndėrtimet pa leje ishin shtrirė nė pėrmasa tė mėdha.

Mėsohet se sipėrfaqja totale e kėtyre zonave informale tė miratuara nga KRTRSH-ja llogaritet nė rreth 30 mijė hektarė. Gati 30 pėr qind e sipėrfaqes qė do t’i nėnshtrohet procesit tė legalizimit ndodhet nė tokat e ish-pronarėve, tė cilėt, sipas qeverisė, do tė dėmshpėrblehen 100 pėr qind me vlerėn e tregut.

Qeveria, me procesin e legalizimeve, pretendon njė formalizim tė tregut tė kapitaleve qė prek vlerėn e rreth 6 miliardė dollarėve. Plani i qeverisė, i deklaruar pak kohė mė parė, konsiston nė miratimin e 100 mijė tapive tė para dhe 100 mijė tė tjerave nė fillim tė 2009-ės, duke i dhėnė nė fund tė gjithė procesit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Pronat, qeveria bllokon tapite
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qeveria shperblen pronaret e ligjshem

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: