Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Berisha: OK varrezave tė ushtarėve grekė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Berisha: OK varrezave tė ushtarėve grekė Empty
MesazhTitulli: Berisha: OK varrezave tė ushtarėve grekė   Berisha: OK varrezave tė ushtarėve grekė EmptySun 19 Oct 2008, 12:31

Berisha: OK varrezave tė ushtarėve grekė JONILDAphoto
TIRANE-Ndėrtimet e varrezave memoriale tė ushtarėve grekė tė rėnė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė territoret shqiptare, kanė marrė miratimin e qeverisė Berisha. Ndryshe nga sa ėshtė pretenduar mė parė, njė fakt tė tillė e pohon vetė ekzekutivi nė Progres-Raportin e Shqipėrisė pėr vitin 2008, qė do t’i dorėzohet Komisionit Europian ditėn e martė. Duke u ndalur nė ēėshtjet e bashkėpunimit rajonal, e mė konkretisht nė marrėdhėniet me Greqinė, qeveria veēon “gjallėrimin e veprimtarisė sė komisioneve dypalėshe pėr kėtė problem dhe punėn qė ėshtė bėrė pėr nėnshkrimin e marrėveshjeve pėrkatėse”.
Katėr
Varreza memorial qė ka nisur tė ndėrtohet nė Ēiflig tė Korēės, do tė pasohet nga njė tjetėr varrezė memoriale pėr ushtarėt grekė, e cila parashikohet tė ngrihet nė rrethin e Kolonjės. Kjo do tė jetė varreza e katėrt pėr martirėt e ushtrisė greke brenda territorit tė Shqipėrisė. Vendi i saktė ku do tė ndėrtohet kjo varrezė memoriale ende nuk ėshtė pėrcaktuar. Parashikohet qė tė jetė nė njė fshat afėr qytetit tė Ersekės, ku mundėsisht tė ketė rrugė tė asfaltuar, nė mėnyrė qė objekti tė bjerė sa mė shumė nė sy dhe tė jetė i arritshėm pėr vizitorėt nė ēdo kohė. Me ndėrtimin e kėsaj varreze kompletohet e gjithė zona juglindore e vendit, duke filluar nga Gjirokastra, Pėrmeti, Kolonja e Korēa, e cila pretendohet nga nacionalistėt grekė se ėshtė pjesė e Vorio-Epirit. Vendndodhja e memorialit tė Kolonjės ėshtė njė nga pikat qė do tė negociohet dhe nė takimin e pėrbashkėt tė ekspertėve shqiptarė dhe grekė qė do tė zhvillohet gjatė muajit tetor nė Tiranė.
Dy shkolla
GSH publikoi pak javė mė parė lajmin e hapjes sė 16 shkollave tė reja pėr minoritetin grek nė qarkun e Gjirokastrės. Por veē tyre, ekzekutivi pohon se janė hapur sė fundmi edhe dy shkolla tė reja, respektivisht nė Bularat e Derviēan. “Gjatė kėtij viti shkollor, pėr njė mėsim mė tė mirė dhe mė cilėsor nė shkollat e minoritetit grek u hapėn dy shkolla model nė Derviēan dhe Bularat. Theksojmė se krijimi i kėtyre shkollave nuk ka prekur shkollat e tjera (nuk janė mbyllur shkollat e tjera). Nė bashkėpunim me pushtetin lokal, transporti i nxėnėsve pėr nė kėto shkolla bėhet falas”, - citojmė nga dokumenti i Progres-Raportit.
Pronat
Nė tė dhėnat pėr progresin e Shqipėrisė qė qeveria do tė ēojė drejt Brukselit, njė kapitull tė veēantė zė edhe ēėshtja e pronave. “Kemi besim qė mund tė realizohen dy kompensime monetare brenda kėtij viti”, - shprehet ekzekutivi nė kėtė kontekst. Por nė fakt, realiteti ėshtė krejt ndryshe. Vetėm dy ditė mė parė Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave bėri tė ditur shtyrjen pa afat tė shpėrndarjes sė fondit pėr kompensimin financiar prej 500 milionė lekėsh tė reja. AKKP sqaroi konkretisht se kompensimi monetar ėshtė pezulluar deri nė njė afat tė dytė, kur dhe tė ketė pėrfunduar rivlerėsimi i tokės sipas vlerave reale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Berisha: OK varrezave tė ushtarėve grekė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha: Sistemi bankar nuk paraqet rrezik
» Lul Berisha: Te deshmoje kryeministri
» Berisha: Opozita, frike nga e kaluara

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: