Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lusi kercenon Olsin, "Me kthe parate e mia..."

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Lusi kercenon Olsin, "Me kthe parate e mia..." Empty
MesazhTitulli: Lusi kercenon Olsin, "Me kthe parate e mia..."   Lusi kercenon Olsin, "Me kthe parate e mia..." EmptyFri 22 Aug 2008, 23:47

Menjėherė pas pėrfundimit tė “Brenda Big Brother”, Olsi dhe Najada kanė marrė udhėn drejt restorant “Austria”, ku edhe sė fundmi i ėshtė ofruar njė vend punė si menaxher. Por duket se gjithė gėzimi i ka ngrirė nė buzė, teksa ka parė se nė hyrje tė restorantit ėshtė shfaqur Lusi, ish e dashura e tij, e cila i kishte zėnė “pritė”, pėr tė larė hesapet e lėna pezull, qė kurse Olsi kishte hyrė nė shtėpinė e “Big Brother”.

Lusi, e cila duket se ishte pėrgatitur pėr kėtė moment, ka drejtuar nė adresė tė Olsit njė lumė tė sharash, madje ka guxuar ta kapė atė prej kravate. Edhe pse Olsi nė fillim nuk e ka prishur fort qejfin, gjithė situata ėshtė tensionuar mė shumė, kur ajo i ka kėrkuar qė t’i kthejė tė gjitha lekėt qė i ka dhėnė gjatė kohės kur ishin bashkė. Ajo i ka kujtuar pėr herė tė parė kėtė fakt, duke i thėnė ish tė dashurit tė saj, se gjatė kohės qė ata kanė qenė tė lidhur bashkė, ajo e ka “mbajtur” atė me para, prandaj edhe ka kėrkuar qė t’ia kthejė.

Pėr herė tė parė qė nga dalja e “Big Brother”, Lusi ka mundur qė tė nxjerrė tė gjithė tė vėrtetėn rreth lidhjes sė saj me Olsin, duke pohuar nė sy tė gjithė atyre qė u ndodhėn qark, se e ka ndihmuar financiarisht, kjo sajė biznesit qė ajo ka nėn zotėrim. Kėtė fakt, por nė mėnyrė paksa sipėrfaqėsore Lusi ia ka thėnė Olsit edhe nė momentin kur e takoi nė magazinėn e “Big Brother”, pėr t’i kėrkuar shpjegime nė lidhje me historinė e dashurisė qė kishte filluar nė shtėpi. Gjatė momentit kur ajo u pėrball me Olsin nė shtėpi, i ka thėnė se nuk e priste nga ai, duke i zėnė nė gojė tė gjitha gjėrat qė ajo kishte bėrė pėr tė, por nuk ka thėnė asgjė konkrete.

Pas daljes nga shtėpia, Lusi ka gjetur momentin pėr t’i thėnė nė sy gjithēka Olsit, pa menduar se e gjithė shoqėria e tij ndodhej aty. Duket sikur Lusi ka zbrazur gjithė inatin qė kishte mbledhur ndaj ish tė dashurit tė saj, gjatė qėndrimit 3-mujor nė shtėpinė e “Big Brother”, pėr t’i thėnė atij nė sy gjithēka, brenda pak minutash. Por duket se kjo situatė nuk ka qenė edhe aq shqetėsuese nė fillim pėr Olsin.

Ai e ka dėgjuar qetėsisht, duke tentuar herė pas here qė tė largohej. Por duket se situata ka marrė udhė tjetėr nga ajo qė kishte pasur Olsi nė kokė, tė hynte nė lokal dhe pėr tė festuar. Mė pas Olsi ėshtė larguar i qetė, ndėrkohė qė Najada gjatė gjithė kohės e ka pritur nė makinė, duke mos reaguar pėr asnjė ēast nga gjithė debati qė u ndez mes Olsit dhe ish tė dashurės sė tij. Duket sikur ajo ka preferuar tė qėndrojė e distancuar nga ngjarja, ashtu siē edhe ka vepruar mė pėrpara, kur Lusi hyri nė shtėpi pėr t’i dhėnė lamtumirėn Olsit, duke mos ndėrhyrė nė tė shkuarėn e tė dashurit tė saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Lusi kercenon Olsin, "Me kthe parate e mia..."
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Uragani "Ajk" fuqizohet, serish alarm ne SHBA
» Topi, "Medalje Mirenjohje" per Carlo Bollinon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: