Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Verder e Bazel, nė Kosovė pėr talente

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Verder e Bazel, nė Kosovė pėr talente Empty
MesazhTitulli: Verder e Bazel, nė Kosovė pėr talente   Verder e Bazel, nė Kosovė pėr talente EmptyWed 05 Nov 2008, 13:30

Verder e Bazel, nė Kosovė pėr talente Kombetarja-shpresat

Gjermanėt e Verder Bremen dhe zviceranėt e FC Bazel do tė zbarkojnė nė Kosovė pėr t’u ofruar njė mundėsi tė madhe talenteve tė vegjėl tė futbollit.
Ėshtė pikėrisht ky lajmi mė interesant i ditėve tė fundit, pėr sa i pėrket futbollit nė shtetin mė tė ri nė botė.

“Junior Camp”

Gjithēka ėshtė zyrtarizuar nėpėrmjet njė konference pėr shtyp, tė mbajtur tė hėnėn, ku pėrfaqėsuesit e Verder Bremen, FC Bazel, FC Prishtina dhe tė SCORT (organizatė qė merret me zhvillimin dhe ndihmėn nė futboll) kanė njoftuar se janė marrė vesh mes tyre pėr themelimin e njė kampi tė pėrbashkėt futbolli.

Kjo do tė jetė njė mundėsi shumė e mirė pėr talentet kosovarė, tė cilėt do tė mund t’u afrohen klubeve evropiane, Verderit dhe Bazelit, ekipe tė cilėt kėtė sezon marrin pjesė nė Champions League.

Mėsohet se nė kėtė kamp, trajnerėt e Verderit, Bazelit dhe Prishtinės do tė stėrvitin fėmijėt dhe talentet kosovarė. Njė “Junior Camp” i ngjashėm me atė “Milan Junior Camp”, tė zhvilluar para paka muajsh nė Tiranė nga kuqezinjtė italianė.

15-18 vjeēarėt

“Pėrmes kėtij kampi, qė fillimisht do tė zhvillohet nė Kamenicė, synojmė t’i edukojmė tė rinjtė nga mosha 15-18. Njėkohėsisht, pėrmes kėtij projekti, duam t’i integrojmė edhe fėmijėt nga pakicat”, tha drejtori i kėtij projekti dhe marrėdhėnieve me jashtė tė SCORT, Mark-Andre Bukvalder.

Ndėrsa, nė emėr tė FC Basel, drejtori i akademisė sė kėtij klubi, Benno Kaiser, ka shprehur kėnaqėsinė qė janė pjesė e kėtij projekti.

“Ne, si klub, kemi organizuar kampe tė tilla edhe nė Izrael, ku kemi punuar sė bashku me tė rinjtė izraelitė dhe palestinezė. Nė bazė tė pėrvojės time, mund tė them qė ky kamp ėshtė shumė i rėndėsishėm, pasi sporti mund t’i bashkojė tė rinjtė”, deklaroi Kaiser.

Edhe Bjorn Shirenbek, zėvendėsdrejtor i Akademisė sė Futbollit nė Verder Bremen, ka thėnė se i vjen mirė qė janė bashkorganizatorė tė kampit pėr tė rinjtė. “Dua ta citoj presidentin e klubit tonė, Klaus-Dieter Fischer, i cili ka thėnė: ‘Verder Bremen, pėrveē aspektit sportiv, ėshtė i pėrcaktuar edhe nė ndihmėn sociale ndaj atyre qė kanė nevojė”, pohoi Shirenbek.

Masivizimi

Mikpritės dhe bashkorganizator i kėtij kampi do tė jetė kampioni aktual i Kosovės, Prishtina, zyrtarėt e tė cilit, pas disa konsultimeve me drejtuesit e kėtyre klubeve, kanė vendosur qė tė themelojnė njė kamp tė pėrbashkėt futbolli.

“Qėllimi pjesėmarrjes sė Prishtinės nė kėtė projekt fillimisht ėshtė pėr tė ndihmuar masivizimin e futbollit nė ato treva ku mungon puna profesionale dhe sė dyti, pėr vėnien e kontakteve me klubet me evropiane. Ky projekt vjen si vazhdimėsi e pėrpjekjeve tona pėr ta vazhduar punėn profesionale nė klub drejt rrugės sė pėrmbushjes sė standardeve evropiane”, tha sekretari i Prishtinės, Fatos Hoxha.

Po ashtu, kontribut nė realizimin e kėsaj ideje ka pasur edhe ambasada gjermane nė Kosovė dhe ambasadori i saj, Hans-Diter Shtajnbah. Ky do tė jetė njė rast i mirė qė tė edukohen, ndėrsa pėr mė tė suksesshmit ndoshta do tė jetė mundėsi tė jenė mė afėr kėtyre klubeve evropiane. Ky kamp do tė zgjasė deri nė verėn e vitit 2009.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Verder e Bazel, nė Kosovė pėr talente
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ahtisari fajeson Serbine per zhvillimet negative ne Kosove

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Sporti::..ஜ :: Futboll-
Kėrce tek: