Shqiperia po behet gati te fuse ne treg edhe operatorin e katert celular. Zyrtaret e Ministrise se Telekomunikaconeve shpresojne qe kjo te ndodhe shume shpejt.
Deri tani qeveria ka bere shprehjen e interesit ne mediat nderkombetare dhe po ofron dokumentacionin e shoqerive qe jane te interesuara per blerjen e licenses se celularit te katert. Burimet zyrtare thone se tenderi nderkombetar pritet te ndodhe ne fillim te muajit tetor por kjo do te varet nga oferta qe do te vijne.
Deri tani kane shprehur interes per kete oferte shqiptare te telefonise 5 shoqeri mes tyre angleze dhe franceze. Oferta e qeverise per operatorin e katert celular duket deri diku suprize, pasi u deshen me shume se kater vjet qe Shqiperia te pregatitej per futjen e operatorit te trete celular, qe sot perfaqesohet nga kompania turke qe ka blere Albtelekomin dhe qe vetem pak muaj muaj me pare u be funksionale ne treg, nderkohe qe shume shpejt pas saj qeveria shpalli licencen e katert.
Aktualisht ne tregun shqiptar operojne tre shoqeri celulare me mbi 2 milione abonentet ku dy shoqerite e tjera, AMC dhe Vodafone kane pjesen me te madhe te tyre ndersa Eagle Mobile e re ne treg sapo ka filluar te zgjerohet. Nje operator i katert per qeverine eshte nje shprese jo aq shume sa per te rritur cilesine sherbimit sesa per te ndikuara ne uljen e tarifave te telefonise.