Pakti vazhdon. Lul Berisha dhe Indrit Dokle kane dale njeri pas tjetrit nga salla e gjyqit pas nje vendimi te dhene nga trupi gjykues ne lidhje me rrezimin e disa kerkesave dhe provave te kerkuara nga mbrojtja.
Dalja e tyre nga salla nuk i ka dhene as ne kete seance mundesi te penduarit, Adriatik Colit te rrefehet perpara gjykates.
Braktisja e salles nga te pandehurit dhe avokatet e tyre erdhi pasi gjykata refuzoi te pranonte kerkesen e tyre qe ne gjykate te vijne per te deshmuar edhe kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ish-ministrit te Brendshem, Sokol Olldashi.
Pas kesaj avokatet thane se gjyqi eshte i montuar politikisht dhe duke akuzuar disa prej krereve te shtetit, prove per te cilen kerkonin te administronin nje CD me fjalimet ne parlament te krereve te shtetit shqiptare kur ata kane permendur emrat e te pandehurve.
Kjo kerkese e cila nuk eshte pranuar nga gjykata e Krimeve te Renda i ka dhene mundesine avokateve te gjejne edhe nje tjeter mundesi per ta braktisur sallen e gjyqit, por prokuroria ka kerkuar pezullimin e afateve te paraburgimit, duke mos i dhene mundesine atyre te perfitimit per llogaritjen e kohes se paraburgimit.