Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Berisha: Sistemi bankar nuk paraqet rrezik

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Berisha: Sistemi bankar nuk paraqet rrezik Empty
MesazhTitulli: Berisha: Sistemi bankar nuk paraqet rrezik   Berisha: Sistemi bankar nuk paraqet rrezik EmptyThu 16 Oct 2008, 20:33

Berisha: Sistemi bankar nuk paraqet rrezik 20081015212417
Pas punimeve tė samitit tė Partive Popullore Europiane, nė Bruksel, Kryeministri Berisha iu pėrgjigj interesimit tė mediave lidhur me ēėshtjet e diskutuara nė samit. I pyetur mbi situatėn financiare nė Shqipėri dhe a ka ndikuar nė tė kriza ekonomike ndėrkombėtare, Kryeministri u shpreh se, " nė Shqipėri operojnė banka qė janė pjesė e bankave tė mėdha dhe ēdo zhvillimi pozitiv nė Europė ka, padiskutim, efekt pozitiv nė sistemin bankar shqiptar. Jam informuar, para disa ditėsh, se njė nga Departamentet e komisionit ka shprehur opinionin me shkrim, ku thuhet se situata nė Shqipėri, por jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė rajon, nuk paraqet ndonjė rrezik tė veēantė. Pra, gjendja e bankave qė operojnė nė Shqipėri, Reiffeisen Bank, San Paolo Intesa, Bankat greke, Society General, etj, sigurimi i tyre, i bėn ato shumė mė tė sigurta."
"Nga ana tjetėr,-tha Berisha- bankat nė Shqipėri kanė njė specifikė shumė mė tė veēantė. Nivelin e kreditit nuk e kanė mė tė madh se sa 60 apo 70 pėr qind tė depozitave, ndėrkohė qė nė perėndim, kėto kreditime kanė qenė edhe 130 pėr qind tė depozitave, gjė qė ka krijuar problem tė madh me likuiditetet. Banka e Shqipėrisė dhe Shoqata e Bankerėve monitorojnė kėtė situatė nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe situata ėshtė normale."
I pyetur nga mediat nė se kėtyre bankave, u ndodhin zhvillime negative nga tregjet europiane, cili do tė jetė koordinimi qė qeveria shqiptare me qeveritė e vendeve tė tjera, Berisha u shpreh se," Qeveria shqiptare do tė koordinojė me tė gjitha vendet anėtare tė Bashkimit Europian pėr tė pėrshtatur qėndrimet mė adekuate. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė u arrit nė njė plan prej 6 pikash. Ky plan pritet qė sot nė darkė tė diskutohet nė Samitin Europian dhe tė miratohet nga e gjithė zona. Bindja e pėrgjithshme ėshtė qė plani ėshtė stabilizues. Kėtė plan e ka miratuar Asambleja Kombėtare e Francės, sot e merr nė diskutim Bundenstagu gjerman, e kėshtu me radhė. Pra, po bėhet njė hap qė synon tė vendosė njė disiplinė pėr bankat, tė frenojė kėtė qė po ndodh dhe tė krijojė njė bazė tė re tė funksionimit tė sistemit bankar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Berisha: Sistemi bankar nuk paraqet rrezik
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ekstradimi i Kumbaros, pala shqiptare paraqet provat
» Basha, procesi ne rrezik
» Lul Berisha: Te deshmoje kryeministri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: