Itali: Falsifikimi i dokumentave krim shqetesues
Ditet e fundit Brukseli ka shtuar kerkesat per pajisjen e shqiptareve me pasaporta biometrike dhe ne te njejten kohe zevendesministri i Brendshem italian, Alfredo Mantovano, ka deklaruar ne Tirane, se Shqiperia duhet te kete kujdes nga falsifikimi, duke e konsideruar ate nje krim nga me shqetesueset per momentin.
"Lufta kunder krimit eshte kryesore, por nuk duhet te lene pas edhe lufta kunder falsifikimit", u shpreh Mantovano.
Pas nenshkrimit te ratifikimit te marreveshjes per ripranimin qe synon goditjen e migracionit klandestin, numri dy i Ministrise se Brendshme, Strazimiri ka deklaruar se bashkepunimi policor i dy shteteve eshte ne piken me te larte te gjithe historise.
"Ofruam ndihmen tone ne goditjen e grupeve kriminale qe jane rezidente prej vitesh dhe qe merren me trafiqet te paligjshme", u shpreh Strazimiri.
Ndersa gjate nje konference per shtyp zevendesministri i Brendshem, Alfredo Mantovano ka hedhur poshte shqetesimet e fundit ne raportet nderkombetare per nje shtim te trafikut te qenieve njerezore, duke deklaruar se vetem emigracioni klandestin vazhdon te jete nje problem.
"Jam deshmitar per perpjekjet qe ka bere qeveria shqiptare me perpjekjet per te luftuar levizjet e klandestineve", tha Mantovano.
Nje pike tjeter e rendesishme e diskutimeve ka qene dergimi drejt Italise i personave te kerkuar nga drejtesia.