Ekspozite pa shqiptaret per te shmangur tensionet
Organizatoret serbe te nje ekspozite nderkombetare ne qytetin e Cacakut qe perkujton 600-vjetorin e krijimit te tij, vendosen perfundimisht te heqin te gjithe flamujt per te shmangur tensionet.
Masa policore jane marre ne zone per te ndalur pershkallezimin e dhunes.
Dy dite me pare disa persona dogjen flamurin shqiptar qe ndodhej midis flamujve te tjere.
Nderkaq edhe artistja shqiptare Aurora Shehu perfundimisht nuk do te marre pjese ne ekspozite.
Organizatoret u shprehen te shqetesuar per ngjarjen, pasi ky eveniment i perket kultures dhe nuk duhet ngaterruar me politiken.
Ne ekspozite do te marrin pjese 80 artiste nga e gjithe bota me perjashtim te Shqiperise.