Shqiptaret jane sot kundrejt europianeve edhe me te varfer se sa ishin ne vitin 1910. Ne vitin 1910 te ardhurat per fryme ne Shqiperi ishin sa 25 per qind e BE-se edhe pse ky organizem nuk ishte krijuar akoma.
Ne 2007 shifra eshte 24 per qind, duke deshmuar se endrra europiane e mireqenies eshte shume e larget sesa 98 vjet me pare.
Te dhenat e fundit zyrtare te Institutit Europian te Statistikes tregojne se shqiptaret vazhdojne te jene populli me i varfer ne Europe.
Ne nje raport te fundit te publikuar vetem nje dite me pare, Eurostat, ka llogaritur treguesit e mireqenies, vec 27 vendeve te Bashkimit Europian edhe te disa vendeve te Ballkanit.
Sipas EUROSTAT, nje shqiptar ka masetarisht te ardhura ne vit 4 here me pak se nje qytetar i Bashkimit Europian. Por jo vetem. Edhe fqinjet tane, me te cilet krahasohemi, kane te gjithe nje mireqenie me te larte se Shqiperia.
Vendi me i dyte me i varfer pas Shqiperise eshte Bosnja, ku te ardhurat per fryme jane sa 29 per qind e mesatares se BE.
Maqedonia renditet e treta me 30 per qind, ndersa Mali i Zi me 40 per qind.
Por ajo qe eshte me shqetesuese, ka te beje me faktin se pavaresisht se Shqiperia ka nder rritjet me te larta ekonomike ne rajon, te ardhurat per fryme ne vend kundrejt mesatares se Bashkimit Europian po rriten shume ngadale, madje tre here me pak se ato te disa fqinjeve tane.
Ne vitin 2005 treguesi i te ardhurave per fryme ne Shqiperi ishte 22 per qind. Ne 2006 arriti 23 per qind dhe ne 2007, 24 per qind. Me keto ritme qytetaret shqiptare do jene njelloj te pasur me ata te BE-se pas plot 75 viteve.