Fazlliē. Berisha mocion debati nė Kuvend
Kryeministri Berisha do tė japė sot llogari pėr ēėshtjen Fazlliē nė Parlament. Konferenca e kryetarėve do tė miratojė sot rendin e kalendarit trejavor tė Kuvendit, ku do tė pranohet edhe mocioni i debatit tė kėrkuar nga opozita pėr Kryeministrin Berisha.
Opozita ka rimarrė ēėshtjen e mocionit pėr debat me Kryeministrin pėr ēėshtjen Fazlliē, duke i kėrkuar Kryetares sė Kuvendit futjen e saj sa mė shpejt nė rendin e ditės.
Kėrkesa ėshtė bėrė nga nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Erion Braēe. Sipas Braēes, Berisha duhet tė flasė pėr ēėshtjen, pasi ende nuk u ėshtė pėrgjigjur akuzave.
Nė Parlament, nuk ka ndodhur ajo qė parashikon Rregullorja nė nenin 98. Berisha na u betua se do tė ishte seanca mė transparente, por prej asaj dite, Berisha nuk ėshtė dukur mė, pėrkundrazi ėshtė fshehur.
Berisha ėshtė shumė i pėrfshirė nė kėtė ēėshtje dhe ne e duam nė debat. Ai duhet tė vijė tė tregojė pėrgjegjėsinė e tij, ėshtė shprehur Braēe nė fjalėn e tij. Nga ana tjetėr, burime pranė PD-sė kanė sqaruar se kreu i qeverisė sot nė Kuvend do tė flas pėr disa dosje tė ish- ministrave tė qeverisė socialiste.
Reagimi i PD-sė
Megjithėse sot pritet tė kalojė nė Kuvend mocioni pėr debat mes Kryeministrit Berisha dhe opozitės, PD ka tentuar ta fokusojė vėmendjen diku tjetėr. Partia Demokratike akuzoi tė dielėn kryetarin e PS-sė, Edi Rama, i cili pėr interesa personale po pengon miratimin e ligjit tė dosjeve.
Deputeti i Partisė Demokratike, Aldo Bumēi, tha se "nė bllokimin e ligjit tė dosjeve ka arsye personale".
Ai theksoi se "zėdhėnėsi Balla deklaroi nė media se PS ėshtė pėr hapjen e dosjeve, por pėr tė lejuar qė personat qė kanė dosje tė kandidojnė dhe tė zgjidhen".
Sipas tij, prapa kėsaj deklarate fshihet vendimi i Edi Ramės pėr tė lejuar kandidimin e tij, pavarėsisht nga problemet madhore, qė ka me tė kaluarėn.
Ai u shpreh se, "pasi e mban peng prej mė se 6 muajve ligjin pėr Pastėrtinė e figurės zyrtare, ose siē njihet Ligjin e dosjeve", ai kėrkon qė, pavarėsisht nga problemet e rėnda qė mund tė ketė nė tė shkuarėn e tij, tė mund tė kandidojė".
Bumēi tha se "Partia Demokratike i deklaron zotit Rama se me ligjin pėr "Pastėrtinė e figurės zyrtarėve tė lartė", nuk synon asnjė emėr tė pėrveēėm.