Angel Super admin
Numri i postimeve : 1618 Age : 40 Vendbanimi : Durres hobi juaj : operator / futboll Registration date : 20/08/2008
| Titulli: Festat e fundvitit, Greqia lehtėson lėvizjen Fri 14 Nov 2008, 02:46 | |
| Qeveria greke publikon qarkoren pėr lehtėsimin e lėvizjes tė emigrantėve shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė atje. Pėrvec atyre qė kanė leje qėndrimi, Shqipėrinė do ta vizitojnė dhe ata qė pėrmbushin udhėzimet e qarkores.
GREQI- Ministria greke e Rendit, ka publikuar sot qarkoren sipas sė cilės tė gjithė emigrantėt e huaj qė punojnė dhe jetojnė nė Greqi tė mund tė vizitojnė atdheun e tyre me rastin e festave tė fundvitit. Qarkorja ėshtė nėnshkruar nga vetė ministri i Brendshėm Prokopis Pavlopulos dhe ėshtė publikuar nė faqen zyrtare tė ministrisė sė Rendit. Kėshtu emigrantėve shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė mėnyrė tė ligjshme nė Greqi u lejohet dalja drejt atdheut tė tyre dhe hyrja nė Greqi prej datės 15-11-2008 deri nė datėn 31-01-2009. Kjo vetėm nė rastet kur janė larguar nga Greqia brenda datės sė pėrcaktuar. Sipas kėsaj qarkoreje tė drejtėn pėr tė lėvizuar e kanė tė gjitha ata emigrantė tė vendeve tė treta qė disponojnė leje qėndrimi, e cila nuk ka skaduar. Ndersa duke ju referuar katigorive kryesore te emigranteve theksojme se
Α.-Emigrantėt me leje qėndrimi qė i ka skaduar afati do tė duhet qė gjatė hyrje daljes sė tyre tė disponojnė : a) Pashaportėn e vlefshme ose dokument tjetėr udhėtues qė njihet nga shteti grek. b)Lejėn e qėndrimit qė ka skaduar. c) Vėrtetimin e tipit Α (me ngjyrė blu) sipas tė cilit ai ka dorėzuar tė gjitha dokumentat pėr rinovimin e lejės sė qėndrimit, para skadimit tė saj. Kėtu pėrfshihen tė gjitha katigoritė si, emigrantėt me punė tė pėrhershme, ata me punė tė pėrkohėshme, ata qė punojnė nė bizneset e tyre tė pavarura, studentėt, emigrantėt qė kanė marrė bashkimin familjar, bashkėshortė tė shtetasve grekė etj.
Β.-Shtetasit shqiptarė qė kanė bėrė kėrkesė pėr herė tė parė pėr leje qėndrimi duhet edhe ata tė kenė: a) Pashaportėn e vlefshme ose dokument tjetėr udhėtues qė njihet nga shteti grek. b) Vėrtetim tė tipit Α (me ngjyrė blu) qė fakton se janė dorėzuar tė gjitha dokumentat pėr rinovimin e lejės sė qėndrimit,para skadimit tė saj.
C.- Pėr emigrantėt shqiptarė tė cilėt kanė kėrkuar bashkim familjar, punėsim ose studime duhet: a) Pashaportė e vlefshme ose dokument tjetėr udhėtues qė njihet nga shteti grek. b) Vizat qė kanė marrė pėr kėto arsye nga organet greke. c) Vėrtetimin qė kanė dorėzuar dokumentat pėr lejen e parė tė qėndrimit.
Pėr katigoritė e tjera specifike numri i telefonit pėr sqarim ėshtė 210 6977182. tek Drejtoria e Policisė Greke Athinė. | |
|