Klajdi_Dr Admin
Numri i postimeve : 1078 Age : 34 Vendbanimi : Durres hobi juaj : Futboll Registration date : 23/08/2008
| Titulli: Ligji per Prokurorine, miratohet drafti Fri 26 Dec 2008, 19:35 | |
| Ligji per Prokurorine, miratohet drafti Komisioni i Ligjeve ka miratuar me konsensus projektligjin e ri per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise, i debatuar prej tete muajsh nga qeveria, ekspertet e Prokurorise dhe ekpertet nderkombetare, te cilet kane rene dakort pergjithesisht me variant perfundimtar te sjelle nga qeveria. Kjo eshte dhe arsyeja qe Partia Socialiste i dha voten pro ketij ligji, i cili ka pesuar disa ndryshime nga varianti i tij i pare i paraqitur ne muajin mars, qe shkonte deri tek pezullimi i Prokurorit te Pergjithshem dhe prokuroreve te tjere nese ata gjendeshin ne konflikt interesi. Rrezimi i nenit per pezullimin e Prokurorit te Pergjithshem qe ne korrik dhe disa ndryshime te tjera ne garancite per prokuroret kane rezultuar ne marrjen e konsensusit perfundimtar te socialisteve, te cilet, megjithese do te votojne te henen ne sallen e parlamentit pro ligjit te prokurorise, kane kerkuar nje reforme me komplekse per organizn e akuzes, pasi ky hap eshte i pamjaftueshem ne garantimin e plote te pavaresise se prokuroreve. Megjithate ligji ka tre pika, ku prokuroria nuk bie dakort, heqja e mbrojtjes nga procedimi penal te prokuroreve, i cilesuar si unitet per prokuroret, raportimi ne kuvend i ministrit te Drejtesise per punen e prokurorise dhe rekomandimi i ministrit te Drejetsise per te proceduar penalisht nje prokuror. Pika e trete ishte e vetmja qe u u mor parasysh nga Komisioni i Ligjeve, i cili qartesoi kompetencen e ministrit dhe Prokurorit te Pergjithshem per nisjen e procedimit penal, duke i lene pavaresi kreut te organit te akuzes ne marrjen e vendimit. Nder heqja e imunitetit te prokuroreve mbeti ne ligj, si nje kerkese e perkrahur edhe nga ekspertet nderkombetare, pavaresisht kembenguljes se Prokurorise se Pergjithshme per ta mbajtur ne fuqi. | |
|