Angel Super admin
Numri i postimeve : 1618 Age : 40 Vendbanimi : Durres hobi juaj : operator / futboll Registration date : 20/08/2008
| Titulli: Emigrantet, veprimet konsullore vetem me poste Sat 10 Jan 2009, 14:43 | |
| Emigrantet shqiptare tani mund ti kryejne te gjitha sherbimet konsullore vetem nepermjet postes. Ministria e Jashtme ka vendosur nje mase lehtesimi per te gjithe shtetasit shqiptare qe jetojne jashte vendit dhe qe kane nevoje per dokumente te karakterit konsullor, apo legalizime per ceshtje te ndryshme. Shefi i diplomacise, Lulzim Basha, urdheroi perfaqesite shqiptare jashte vendit, ambasadat dhe konsullatat shqiptare, qe prej 26 janarit 2009, te gjitha veprimet konsullore ne sherbim te shtetasve shqiptare qe jetojne jashte vendit, te kryhen vetem nepermjet sherbimit postar dhe pagesat per te gjitha sherbimet e ofruara do te kryhen vetem nepermjet sistemit bankar. Nga ky rregull perjashtohen vetem aplikimet per pasaporte, nenshkrimi i prokurave dhe aplikimi per viza, per te cilat aktet normative ne fuqi kerkojne paraqitjen fizike te vete personit. Kjo mase, duke shmangur kontaktin fizik me personelin e perfaqesive shqiptare jashte vendit, ka per qellim rritjen e transparences, permiresimin e cilesise se sherbimit, si dhe eliminimin e ēdo mundesie abuzimi, duke u gjendur keshtu me prane nevojave te shtetasve shqiptare. Deri tani, emigrantet i kane kryer veprimet vetem prane zyrave konsullore te perfaqesive tona ne vendet e Evropes. | |
|