Angel Super admin
Numri i postimeve : 1618 Age : 40 Vendbanimi : Durres hobi juaj : operator / futboll Registration date : 20/08/2008
| Titulli: Ekstradimi i Kumbaros, pala shqiptare paraqet provat Wed 28 Jan 2009, 13:08 | |
| Perfaqesues te pales shqiptare ne gjykaten e Londer, qe shqyrton ceshtjen e ekstradimit te Ilir Kumbaros, paraqiten sot kater prova te pakundershtueshme sipas saj, qe vertetojne se personi qe kerkohet te ekstradohet eshte pikerisht i kerkuari nga drejtesia shqiptare, Ilir Kumbaro. Personi qe sipas drejtesise shqiptare eshte ish-zyrtari i SHIK-ut, i vene nen akuza per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, pretendon se quhet Shaqa Shatri dhe eshte me origjine ish- jugosllave. Gjate paraqitjes se provave, policia tregoi se ne momentin e arrestimit, ne shtepine e te dyshuarit eshte gjetur nje leje per drejtim automjeti me emrin Indrit Kumbaro, qe sipas dokumenteve ne Shqiperi, eshte pikerisht djali i Ilir Kumbaros. Nderkohe qe eshte gjetur edhe nje pasaporte ish-jugosllave me emrin Shaqa Shatri, me origjine nga Kosova. Por pas verifikimeve ka dale se ne Kosove jeton nje person me emrin Shaqa Shatri, dhe mbi te arrestuarin eshte ngritur edhe akuza e pervetesimit te identitetit. Ne vijim te ndryshimit te identitetit, eshte verifikuar se edhe vellai i Kumbaros, i quajtur Dashamir Kumbaro, eshte paraqitur ne prane autoriteteve britanike per te kerkuar azil me emrin Dashamir Shatri. Seanca eshte duke vazhduar dhe sipas korrespondetit te Top Channel ne Londer, mbrojtja e te arrestuarit eshte vene ne veshtiresi per te kundershtuar provat. | |
|