Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Basha, procesi ne rrezik

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Basha, procesi ne rrezik Empty
MesazhTitulli: Basha, procesi ne rrezik   Basha, procesi ne rrezik EmptySat 28 Feb 2009, 13:21

Basha, procesi ne rrezik Basha-gjykata
Ministri Basha pas daljes nga Gjykata e Larte
Mbrojtja ligjore e ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha, tashme minister i Jashtem dhe e ish-drejtorit juridik, Andi Toma i ka kerkuar Gjykates se Larte te pushoje gjykimin e kesaj ceshtjeje. (UPDATE)
Ashtu sic pritej, avokatet kane shfrytezuar me se mire vendimet gjykatave te shkalles se pare dhe te dyte, qe i cilesuan ta paligjshme veprimet e prokurorise, pas skadimit te afatit zyrtar te hetimit, qe ishte data 6 nentor 2008.

Dergimi i fletethirrjes, komunikimi i akuzes Lulzim Bashes, kerkesa per gjykim dhe cdo akt tjeter i shpallur pas dates 6 nentor 2008, konsiderohen te pavlefshem.

Sipas avokatit te Bashes per rrjedhoje klienti i tij nuk mund te konsiderohet i pandehur, pasi nuk ka dijeni per fletethirrjen si dhe aktet qe jane bere pas nje date te palejuar nga gjykata.

Sipas tij procesi nuk ka baze ligjore per te nisur. Por prokuroret e Prokurorise se Pergjithshme, Artur Selmani dhe Arben Kraja kembengulen se Lulzim Basha nuk eshte ankuar per afatet e hetimit cka le ne fuqi veprimet hetimore te akuzes madje edhe ne momentet e ketij procesi.

Por gjyqtari Spiro Spiro debatoi me prokurorin per datat kur ishte njohur ish-ministri i Transporteve me aktet, qe eshte ajo e pese dhjetorit. Duke ju referuar nenit 327 pika 2 gjyqtari Spiro tha sa Bashes nuk i eshte lene kohe per t’u njohur me materialet, pasi sipas dokumentacionit, ne te njejten dite qe dosja i eshte derguar zotiti Basha me poste, i eshte derguar edhe gjykates.

Prokurori Kraja u mbrojt me faktin se ne kohen qe kishte derguar dosjen ne Ministrine e Jashtme me poste, dy punonjes te kesaj Ministrie ia kishin sjelle materialet ne deren e prokurorise mbremjen e te njejtes dite.

“Une nuk merrem me fabulat e Prokurorise, por pres vendimin e Gjykates”, u shpreh ministri Basha.

Ne daten 16 mars, Kolegji Penal do te vendose nese do ta hapet procesi gjyqesor ndaj Lulzim Bashes apo do te pranoje kerkesen e avokateve per pavlefshmeri te veprimeve te prokurorise, duke e pushuar keshtu hetimin dhe krejt ceshtjen e shume debatuar te abuzimeve me ndertimin e rruges Durres-Kukes.

Nderkohe qe prokuroria ka lene te hapur mundesine e riperseritjes se procedurave burokrotike te informimit te te akuzuarve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Basha, procesi ne rrezik
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha: Sistemi bankar nuk paraqet rrezik

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: