Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rama hap librin e programit per arsimin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Rama hap librin e programit per arsimin Empty
MesazhTitulli: Rama hap librin e programit per arsimin   Rama hap librin e programit per arsimin EmptySun 08 Mar 2009, 13:03

Rama hap librin e programit per arsimin Rama-fieri
Edi Rama ka zgjedhur qytetin e Korces per te hapur librin e programit te ri te Partise Socialiste per arsimin.
Se bashku me drejtues te tjere te Partise Socialiste, ai ka vizituar ekspoziten me tekstet e vjetra shqipe.

Kryesocialisti ka zhvilluar nje vizite ne familjen e mesuesit te nderuar Pandi Vakelli, si dhe eshte takuar me mesues te qytetit te Korces ne mesenjtoren e pare shqipe.

Rama ne kete takim ka theksuar se arsimimi eshte politika me e mire ekonomike dhe mjeti me i efektshem kunder papunesise.

“Flasim sot per nje papunesi ne rritje dhe per mungesen e alternativave per punesim. Nuk mund te kete zgjidhje jashte arsimimit. Arsimimi eshte armiku me i efektshem ndaj papunesise”, ka deklaruar Rama.

Arsimimi eshte kryefjala e programit te ri te socialisteve. Rama tha se me fitoren e 28 qershorit behen realitet ndryshimet qe per 18 vjet nuk u bene.

“Ajo qe do te bejme eshte se do te unifikojme programet mesimore me nje model evropian, duke pasur ne konsiderate domosdoshmerine per te unifikuar modelin e programeve mesimore me Kosoven. Ne do ta cojme minimumi 5% kontributin e buxhetit per arsimin”, ka shtuar Rama.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Rama hap librin e programit per arsimin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ina Rama: Nuk ndjehem e kercenuar
» Rama: PS baashkohet me shqetesimin e SHBA dhe te BE
» Rama: PS, e vetme ne zgjedhjet e 2009-es
» Rama: Meta, zedhenes i politikes se vjeter

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: