Nė sesionin e pėrvitshėm tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, kėtė herė Shqipėria do tė pėrfaqėsohet nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi.
Kreu i shtetit shqiptar ėshtė ftuar nominalisht nga sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mun, qė tė marrė pjesė nė takimin e rėndėsishėm nė Pallatin e Qelqtė nė Nju Jork.
Mbledhja e legjislativit tė Kombeve tė Bashkuara, e cila nis javėn tjetėr, ka njė rėndėsi tė madhe, pasi pritet qė tė diskutohet pėr kėrkesėn e Serbisė, qė Gjykata e Hagės tė shqyrtojė ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės.
Pas pranimit qė kjo ēėshtje tė futet nė diskutim, Tirana zyrtare do ti duhet tė bėjė avokatin e Kosovės nė organizmin mė tė lartė tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.
Presidenti i Republikės, Bamir Topi, do tė pasqyrojė jo thjesht pjesėmarrjen, por edhe kontributin e Shqipėrisė, duke shprehur pikėpamjet e shtetit shqiptar pėr ēėshtjet qė ngrihen pėr diskutim si: reformimi i OKB-sė (pika mė e rėndėsishme e diskutimeve pėr organizatorėt) rishikimi i Strategjisė Globale tė Luftės kundėr Terrorizmit, diskutimi i arritjeve kombėtare dhe globale nė lidhje me Objektivat e Zhvillimit tė Mijėvjeēarit, ndikimi i krizės globale tė ushqimit mbi varfėrinė dhe urinė nė botė, nevoja pėr tė demokratizuar Kombet e Bashkuara.
Ky ėshtė forumi mė i lartė ku Presidenti Topi do tė vazhdoje tė lobojė pėr njohjen e Kosovės.
Njohja e shpejtė dhe e plotė e Kosovės si shtet demokratik dhe i pavarur, do tė shkurtonte ndjeshėm kohėn e shtrirjes sė hapėsirės sė sigurisė sė NATO-s nė rajon dhe do tė lehtėsonte pėrfshirjen e tė gjithė rajonit nė Bashkimin Evropian.
Presidenti i Republikės, Bamir Topi, pritet ta marrė fjalėn e tij nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, mė datėn 25 shtator, njė ditė pas fjalės qė do tė mbajė nė Nju Jork Presidenti i Serbisė, Boris Tadiē.
Kreu i shtetit shqiptar pritet tė replikojė me shefin e Beogradit, i cili, sipas tė gjitha gjasave, pritet tė sulmojė pavarėsinė e Kosovės.