Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 EKSKLUZIVE/Raporti pėr KE, Qeveria ‘mohon’ Gėrdecin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

EKSKLUZIVE/Raporti pėr KE, Qeveria ‘mohon’ Gėrdecin Empty
MesazhTitulli: EKSKLUZIVE/Raporti pėr KE, Qeveria ‘mohon’ Gėrdecin   EKSKLUZIVE/Raporti pėr KE, Qeveria ‘mohon’ Gėrdecin EmptySun 19 Oct 2008, 12:24

EKSKLUZIVE/Raporti pėr KE, Qeveria ‘mohon’ Gėrdecin 70289
TIRANE-Qeveria mashtron Komisionin Europian duke i prezantuar njė raport tė gėnjeshtėrt pėr progresin e bėrė nga Shqipėria pėrgjatė njė viti. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht dokumentacionin prej 346 faqesh qė ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu do tė dorėzojė nė Bruksel ditėn e martė, nė tė cilin ka jo vetėm shtrembėrime tė fakteve por edhe mospėrmendje tė problematikave qė kanė shqetėsuar vendin tonė. Qeveria rreh gjoksin se ka gjunjėzuar korrupsionin, por nė asnjė rresht tė vetėm nuk deklaron se me vendim tė Parlamentit dy ministrave tė saj, Lulzim Basha e Fatmir Mediu iu ėshtė hequr imuniteti e se janė nėn hetim nga Prokuroria si tė dyshuar nė pėrfshirjen e aferave korruptive. Asnjė fjali pėr konfliktin me institucionet e pavarura e nė veēanti me sistemin e drejtėsisė. Por duke sfiduar faktorin ndėrkombėtar, ekzekutivi pėrsėrit pretendimin se nė Shqipėri niveli mė i lartė i korrupsionit ėshtė nė organin e akuzės dhe gjykata. Pa harruar tė shtojė mandej se nuk do tė tėrhiqet nga nismat qė pėrmirėsojnė situatėn nė sistemin e drejtėsisė. Nė raport nuk ka asnjė fjali pėr presionet e qeverisė ndaj medias sė pavarur, si dhe pėr pėrdorimin e KKRT-sė si vegėl qorre pėr tė goditur televizionet qė i bėjnė oponencė kryeministrit.
Gėrdeci
Skandali merr pėrmasa serioze kur nė asnjė rresht tė Progres-Raportit nuk pėrmendet tragjedia e Gėrdecit. Ironia shkon pėrtej kur Ministria e Mbrojtjes vlerėsohet nė krye tė institucioneve pėr suksesin e arritur nė luftėn kundėr korrupsionit. “Me fonogram tė veēantė tė Ministrit tė Mbrojtjes janė porositur tė gjitha drejtoritė dhe Shtabi i Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, si dhe Komandat e Forcave pėr tė marrė masat e duhura, pėr luftėn kundėr korrupsionit”, citojmė nga ky dokument. Sikundėr shihet ekzekutivi tenton t’i hedhė hi syve Komisionit Europian pėr njė nga katastrofat mė tė rėnda tė ndodhura nė Shqipėri gjatė dekadave tė fundit, qė solli humbjen e 26 jetėve tė pafajshme, plagosjen e mbi 300 tė tjerėve si dhe mijėra shtėpi e biznese tė shkatėrruara. Raport-Progresi i gėnjeshtėr qė ministrja e Integrimit, Bregu do tė dorėzojė nė Bruksel, kur ndalet nė ēėshtjen e forcave tė armatosura nuk pėrmend nė asnjė fjali skandalin e tregtisė sė armėve me kompaninė AEY.
Opozita
Nė kėtė dokument nuk ka asnjė rubrikė qė tė pėrfshijė oponencėn e bėrė nga opozita apo faktorė tė tjerė qė janė pjesė integrale e procesit tė integrimit, sikundėr janė organizatat jo qeveritare edhe pse ky raportim qė i prezantohet KE-sė duhet tė jetė i palės shqiptare dhe jo vetėm i qeverisė. Kėto tė dhėna tė shtrembėruara qė i paraqiten Brukselit krijojnė njė perceptim tė gabuar pėr sa i pėrket identifikimit tė problematikave qė ka Shqipėria pasi i vetmi burim zyrtar informacioni mbetet ky raport. Komisioni Europian nė hartimin e raport-progresit final pėr vendin tonė, veē konkluzioneve tė veta do tė mbėshtetet mbi kėto tė dhėna.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
EKSKLUZIVE/Raporti pėr KE, Qeveria ‘mohon’ Gėrdecin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pronat, qeveria bllokon tapite
» Qeveria shperblen pronaret e ligjshem

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: