Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Xhons: Uithers pėrfaqėson qėndrimin e SHBA

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Klajdi_Dr
Admin
Admin
Klajdi_Dr


Male Numri i postimeve : 1078
Age : 33
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : Futboll
Registration date : 23/08/2008

Xhons: Uithers pėrfaqėson qėndrimin e SHBA Empty
MesazhTitulli: Xhons: Uithers pėrfaqėson qėndrimin e SHBA   Xhons: Uithers pėrfaqėson qėndrimin e SHBA EmptyThu 30 Oct 2008, 16:54

Xhons: Uithers pėrfaqėson qėndrimin e SHBA Withers-kerkesat

Zv/ndihmės Sekretari i Shtetit tė Shteteve tė Bashkuara, Stjuart Xhons, i ka deklaruar qartė Kryeministrit Berisha se qėndrimi qė ka shprehur dhe shpreh ambasadori amerikan nė Tiranė, Xhon Uithers, pasqyron vetėm vijėn zyrtare tė administratės sė Uashingtonit, pėrkatėsisht Presidentit Bush, si dhe Senatit dhe Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė SHBA.

Sqarimi i bėrė dje nga zyrtari i lartė i Departamentit tė Shtetit, mėsohet se ėshtė bėrė nga disa qėndrime tė Tiranės zyrtare, nė lidhje me deklaratat e ambasadorit Uithers.

Ndėrkaq, mėsohet se ministri i Jashtėm shqiptar, Lulzim Basha, i ka dėrguar njė letėr Departamentit tė Shtetit, ku ka kėrkuar sqarime nė lidhje me qėndrimet e diplomatit kryesor tė Uashingtonit nė Shqipėri.

Kėtė qėndrim, zyrtar i lartė i SHBA, ia ka bėrė tė ditur gjatė njė takimi edhe kreut tė PS-sė, Edi Rama.

Berisha

Gjatė takimit me Xhons, Kryeministri theksoi se ratifikimi nė Senat dhe firmosja nga Presidenti Bush i Protokollit tė Anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO pėrbėjnė ngjarjen mė kulmore nė marrėdhėniet midis dy vendeve tona, qė nga njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga SHBA.

Mė tej, ai theksoi se ngjarje madhore pėr vitin e ardhshėm janė zgjedhjet e pėrgjithshme dhe se qeveria shqiptare ėshtė e vendosur tė bėjė gjithēka ėshtė e mundur pėr tė organizuar zgjedhje tė lira e tė ndershme, nė mėnyrė qė vendi tė shkėputet pėrfundimisht nga tradita e diskutimit pėr cilėsinė e zgjedhjeve.

Kryeministri siguroi se qeveria po pėrgatit regjistrin dixhital tė shtetasve, kartat e reja tė identitetit dhe pasaportat biometrike.

Rama

Gjatė takimit me kreun e PS-sė, Edi Rama, Xhons u shpreh se procesi i anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO kėrkon thellimin dhe forcimin e reformave politike dhe ekonomike, duke nėnvizuar faktin se ky proces i rėndėsishėm angazhimesh nuk pėrfundon me nėnshkrimin e Protokollit tė Anėtarėsimit.

Lidhur me zgjedhjet e vitit tė ardhshėm, zėvendėsndihmės sekretari amerikan i Shtetit theksoi se Shtetet e Bashkuara dėshirojnė tė shohin zgjedhje tė suksesshme, tė lira dhe demokratike.

Duke u ndalur nė reformat kryesore, bashkėbiseduesit vlerėsuan reciprokisht ecurinė e deritanishme tė reformės zgjedhore, ndėrsa lidhur me reformėn nė drejtėsi u vlerėsua se respektimi i pavarėsisė sė institucioneve tė drejtėsisė ėshtė njė kusht i domosdoshėm qė garanton funksionimin e demokracisė.

Ambasadorėt

Zėvendėsndihmės sekretari amerikan i Shtetit, Stjuart Xhons, theksoi para tė gjithė ambasadorėve tė Shqipėrisė nė botė, vizionin e qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr situatėn nė rajon dhe marrėdhėniet me Shqipėrinė. Xhons, duke u ndalur te Shqipėria, vlerėsoi progresin dhe reformat e bėra nė shumė fusha, gjė qė, sipas tij, sollėn dhe marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO.

Xhons pėrmendi nė veēanti raportin e fundit tė Bankės Botėrore ku Shqipėria renditet e dyta pėr reformat e ndėrmarra.

Duke folur pėr Kosovėn, zyrtari amerikan tha se ka progres nė zhvillimet atje dhe ēmoi se numri i vendeve qė kanė njohur pavarėsinė ėshtė i konsiderueshėm, duke u shprehur optimist se ky numėr do tė rritet ndjeshėm nė tė ardhmen.

Pasi bėri njė prezantim tė situatės nė Evropėn Juglindore dhe pikėpamjes amerikane pėr kėto zhvillime, Xhons iu pėrgjigj edhe shumė pyetjeve tė ambasadorėve shqiptarė pėr ēėshtje aktuale tė politikės dhe diplomacisė ndėrkombėtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AnGeLs.ToP-FoRuM.NeT
 
Xhons: Uithers pėrfaqėson qėndrimin e SHBA
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rama: PS baashkohet me shqetesimin e SHBA dhe te BE
» Topi: Fitorja e Obames, historike per SHBA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: