Angel Super admin
Numri i postimeve : 1618 Age : 40 Vendbanimi : Durres hobi juaj : operator / futboll Registration date : 20/08/2008
| Titulli: Masakra e Cerrikut, deshton seanca e radhes Tue 09 Sep 2008, 20:59 | |
| Ka deshtuar serish hapja e procesit per nente te pandehurit qe akuzohen per masakren e Cerrikut. Ashtu edhe si ne seancat e meparshme, te cilat jane shtyre duke zvarritur keshtu nje nga gjyqet me te rendesishme, edhe ky gjyq nuk u realizua per shkak se mungonte njeri nga avokatet mbrojtes. Ne nje kohe kur ne kafaz ndodheshin gjashte nga te akuzuarit, mungesa e njerit prej avokateve e ka detyruar prokurorine ti drejtohet jo vetem dhomes se avokatise, por edhe ministrit te Drejtesise Enkelejd Alibeaj, qe te marre masat e nevojshme. Sipas prokurorit, edhe gjyqet e meparshme kane deshtuar pikerisht per faj te avokateve dhe kjo situate sipas organit te akuzes, nuk mund te tolerohet me tej. Kryesuesi i trupes gjykuese, Klodian Kurushi ka pezulluar afatet e paraburgimit te te pandehurve, ndersa u ka bere apel avokateve te jene korrekte dhe te paraqiten ne salle cdo te marte ne oren nente te mengjesit, per te perfaqesuar klientet e tyre. Nente te pandehurit e kesaj ceshtjeje akuzohen per veprat penale te vrasjes ne rrethana te tjera te cilesuara ndaj punonjesve te policise dhe ushtarakeve gjate detyres kunder dy ose me shume personave, te kryer ne bashkepunim ne dem te shtetasve Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Sali Martini, Qemal Mehmeti dhe Petrit Ndoi. Akuza ben te ditur se gjate seancave gjyqesore per te zbardhur ngjarjet e renda te Cerrikut do te pyeten ne cilesine e deshmitarit gati 200 persona, te cilet do te deshmojne cfare ata kane pare ne daten e 23 korrikut 1997 ne qytetin e Cerrikut. | |
|