Konfliktet mes Aldo Bares dhe Artur Dajes, qe sollen me pas masakrimin e ketij te fundit dhe vrasjet mes pjesetareve te te dyja bandave ne qytetin e Lushnjes do te sqaroheshin nga leximi i kater deshmive ne Gjykaten e Krimeve te Renda.
Por procesi, qe ka ngecur qe prej muajit qershor pikerisht ne kete faze, u zvarrit serish. Ne nje kohe qe te gjitha palet ishin prezente ne salle se bashku me te pandehurit e pjeses se dyte te bandes se Lushnjes, gjykata ka kerkuar te zbardhen deshmite e tre vellezerve te Artur Dajes dhe shokut te tij te ngushte, te cilet jetojne jashte vendit per arsye sigurie.
Deshmite e tyre jane marre ne ambasaden shqiptare ne Athine dhe flasin per nisjet e grindjeve mes dy miqve te dikurshem, Aldo Bare dhe Artur Daja, deri tek vrasja e ketij te fundit, ngjarje per te cilen akuzohet direkt Bare.
Por pikerisht menyra se si jane marre deshmite, si dhe kerkesa e avokatit te te pandehurit Arben Borici, per sjelljen para gjykates te ketyre deshmitareve kyc ka sjelle serish debate ne salle me gjykatesit.
Avokati Vladimir Mece kerkoi perjashtimin e kryesueses se ketij gjyqi, Marsela Balili, pasi sipas tij ajo po tregohet e njeanshme ne proces dhe me pas ai u largua nga gjyqi ne forme proteste.
Pervec leximit te ketyre deshmive jane ne liste per te deshmuar mbi ngjarjet e 97-es ne Lushnje 7 persona, dy prej te cileve eshte hera e trete qe paraqiten per te deshmuar, por nuk arrijne te flasin pasi gjyqi shtyhet.
Ndersa pese deshmitaret e tjere i jane pergjigjur thirrjes se gjykates me heshtje. Ne kete proces jane te pandehur Arben Borici, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion Cici, Arjan Alicko, Jorgo Muzaka dhe Rexhep Gina.