Angel Super admin
Numri i postimeve : 1618 Age : 40 Vendbanimi : Durres hobi juaj : operator / futboll Registration date : 20/08/2008
| Titulli: Deshton tenderi i celularit te 4-t Thu 05 Mar 2009, 15:04 | |
| Mungese konkurence. Kjo ka qene arsyeja e nderprerjes se procedures se zhvillimit te tenderit per kompanine e katert celulare ne treg. Sipas drejtorit te Agjencise se Komunikimit Elektronik dhe Postar Ilir Shehu, pas verifikimit te dokumentacionit te dorezuar nga 2 firmat ne gare, rezultoi se dokumentacioni i kompanise shqiptare Univers PG nuk ishte i plote, cka solli skualifikimin e saj nga tenderi. Pas skualifikimit te kompanise Univers PG ne gare ngeli vetem nje konkurent Post Telekomunikacioni i Kosoves, gje qe solli dhe nderprerje te procedures se tenderimit per mungese te konkurences ne kete proces. Tenderi per dhenien e licenses per kompanine e katert te telefonise mobile ne vend u hap ne date 20 shkurt te ketij viti. Ishin 2 kompanite te cilat paraqiten oferten e tyre, Univers PG me kompanine afrikane TELMAR, qe ofroi 5 milione euro dhe Post Telekomunikacioni i Kosoves me disa partnere shqiptare, qe ofroi 7 milione e 200 mije euro. | |
|