Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Reforme e turpshme ne Prokurorine e Pergjithshme

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Klajdi_Dr
Admin
Admin
Klajdi_Dr


Male Numri i postimeve : 1078
Age : 33
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : Futboll
Registration date : 23/08/2008

Reforme e turpshme ne Prokurorine e Pergjithshme Empty
MesazhTitulli: Reforme e turpshme ne Prokurorine e Pergjithshme   Reforme e turpshme ne Prokurorine e Pergjithshme EmptyThu 28 Aug 2008, 20:08

Kryeprokurorja Ina Rama shkarkon nga detyra prokurorin e Krimeve te Renda, Adnan Kosova. Ky i fundit ka drejtuar institucionin ne periudhen me te suksesshme te saj, e vleresuar nga te gjitha strukturat e shtetit shqiptar dhe homologe te huaj. Prokurori Kosova, i shkarkuar pa asnje motiv profesional, zevendesohet ne detyre nga nje prokuror anonim, i quajtur Olsion Cela, i akuzuar per ndjekje penale dhe per vepren e nxjerrjes se sekretit hetimor. Prokurori tashme i ngritur ne detyre, pak kohe me pare u perfshi ne nje skandal kunder Keshillit Kombetar te Radiotelevizionit. Ky prokuror, duke shkelur hapur ligjin dhe shperdoruar detyren e tij, publikonte ne gazete te gjitha deshmite e te pyeturve rreth nje ceshtjeje te hapur nga ish-kryeprokurori politik, Theodhori Sollaku. Kerkesa per ndjekje penale ndaj Olsian Celes eshte ende e pashqyrtuar ne prokurori. Sipas burimeve nga prokuroria, e vetmja merite e Olsian Celes, eshte se ka qene shok klase me Prokuroren e Pergjithshme, Ina Rama.

Kjo ka qene levizja e radhes se kreut te organit qendror te akuzes, nen moton per te reformuar institucionin dhe per te goditur krimin e organizuar. Por, nga ana tjeter, te gjithe personat qe ka emeruar gjate gjashte muajve te saj ne krye te prokurorise, jane persona, me te cilet ka studiuar ne shkolle, ose me te cilet ka punuar. Deri tani, Ina Rama ka kryer tre reforma ne prokurori, duke levizur me se 50 prokurore te thjeshte apo te rretheve. Aktualisht, asnje prej organeve te akuzes ne rrethe nuk ka drejtues te vjeter dhe ne krye te institucioneve gjenden prokurore te rinj, disa prej te cileve nuk gezojne nje eksperience apo karriere.

Adnand Kosova, nga dita e sotme, do te jete ish-kreu i Prokurorise se Krimeve te Renda dhe do te lere zyren e tij. Nderkohe qe, ende nuk dihet nese do i caktohet nje tjeter detyre, apo do te lihet ne dispozicion deri ne nje vendim te dyte te Kryeprokurores Rama. Burime nga brenda institucionit te akuzes thane se behet fjale per kalimin e Kosoves si prokuror prane Prokurorise se Pergjithshme. Shkarkimi i tij u be i ditur nga burime zyrtare te institucionit te akuzes, diten e djeshme, duke konfirmuar edhe emerimin e Olsian Celes ne kete post. Sipas organit qendror te akuzes, levizja e Kosoves nga posti, ne te cilin ka qendruar prej pese vitesh, eshte bere ne kuader te rinovimit te strukturave drejtuese. Duke mos dhene shkaqe shume te qarta dhe zyrtare, prokuroria ka bere te ditur se, “gjithcka behet ne emer te luftes kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te ndryshme”. Kryeprokurorja Ina Rama emeroi po dje ne krye te Prokurorise se Krimeve te Renda prokurorin Olsian Cela, duke hedhur firmen perfundimtare vetem pak jave pasi ai ishte kthyer nga nje specializim jashte vendit. Pak dite me pare, Cela u zgjodh dhe anetar ne Keshillin e Prokurorise, ku ishin tre vende te lira dhe votuan mbi 70 perfaqesues te prokurorive ne rrethe.

Olsion Cela ka qene nje nga pese prokuroret qe ka hetuar dosjen e rrembimit te biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha dhe nje nga pese prokuroret qe ka hetuar dosjen e “Hakmarrjes per Drejtesi”.

35 Vjec Eshte Prokurori i ri i Krimeve te Renda, Olsian Cela. Ka perfunduar studimet e larta per Juridik ne Fakultetin e Drejtesise dhe me pas Shkollen e Magjistratures ne Tirane e disa specializime.

5 Vjet Ka qendruar ne krye te Prokurorise se Krimeve te Renda, Adnan Kosova, duke shenuar disa suksese te rendesishme ne detyre nepermjet hetimit te dosjeve te bujshme dhe goditjes se krimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AnGeLs.ToP-FoRuM.NeT
 
Reforme e turpshme ne Prokurorine e Pergjithshme
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» debate te pergjithshme
» Hajdari shfuqizon Prokurorine
» Ligji per Prokurorine, miratohet drafti
» Ambasadori Widhers kunder qeverise : Lereni prokurorine te beje punen e saj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: