Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Parlamenti "injoron" grevėn e urisė sė deputetėve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Parlamenti "injoron" grevėn e urisė sė deputetėve Empty
MesazhTitulli: Parlamenti "injoron" grevėn e urisė sė deputetėve   Parlamenti "injoron" grevėn e urisė sė deputetėve EmptyFri 14 Nov 2008, 02:40

Parlamenti "injoron" grevėn e urisė sė deputetėve 20081111030934_artikull
Seanca e sotme e parlamentit u hap dhe u mbyll duke patur ne tribunė tė saj deputetėt grevistė. Ata vazhduan grevėn pavarėsisht se Kuvendi i drejtuar nga Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli vazhdoi me rendin e ditės.
TIRANE-Seanca e sotme e parlamentit u hap dhe u mbyll duke patur ne tribunė tė saj deputetėt grevistė. Ata vazhduan grevėn pavarėsisht se Kuvendi i drejtuar nga Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli vazhdoi me rendin e ditės. Deputetė tė LSI, PDK, PS-91 qė ndodhen nė grevė u mbrojtėn nga kolegė tė tyre deputetė tė kėtyre partive. Kėta deputetė kėrkuan ndėrprerjen e seancės nė respekt tė nismės sė ndėrmarrė nga grevistėt. Seanca e cila filloi rreth orės 12:00 dhe pėrfundoi rreth orės 13.10 minuta me miratimin e disa pr/ligjve. Nė parlament ishin tė pranishėm deputetė tė PS dhe PD tė cilėt morėn pjesė nė miratimin e pikave nė rendin e ditės.

Kuvend, perfundon seanca, asnje vendim per deputetet greviste

Ora 13:15-
Perfundon seanca e Parlamentit. Pas miratimit te disa pikave ne rendin e dites, Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli deklaroi mbylljen e seances. Nderkohe 10 deputetet greviste vazhduan te qendrojne ne tribunen e Kuvendit.

Perfundon debati i lire, Topalli vijon me rendin e dites

Ora 12:59-
Pas pėrfundimit tė debatit tė lirė, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli kėrkoi tė vazhdohet me rendin e ditės. Pavarėsisht kėrkesės sė disa deputetėve qė nė respekt tė deputetėve grevistė, tė ndėrpritet seanca plenarė, kryetarja e parlamentit kėrkoi vazhdimin e seancės me miratimin e disa projektligjeve qė parashikuara nė rendin e ditės.
PS, Brace i jep tė drejtė grevės. Hap debat pėr turizmin

PS, Brace i jep tė drejtė grevės. Hap debat pėr turizmin

Ora 12:55-Nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS pasi shprehu qėndrimin e tij pėr grevėn e deputetėve, vazhdoi deklaratėn me akuza ndaj dhėndrit tė kryeministrit Berisha, Jamarbėr Malltezi. Brace e akuzoi Malltezin pėr afera korruptive nė projektin nė bregdetin e jugut. Ndaj deklaratės sė tij, replikoi Ministri i Tranporteve Sokol Olldashi dhe ai i Turizmit, ylli Pango.
Pak para deklaratės pėr projektin nė bregdetin e jugut, numri dy i deputetėve socialistė nė Parlament, Erion Brace deklaroi se greva e zhvilluar nga kolegė tė tij deputetė ėshtė njė zgjedhje dhe e drejtė qė e gėzon kushdo nė emėr tė Kushtetutės. Por, Brace tha gjithashtu se pjesėmarrja e PS nė seancėn e sotme parlamentare ėshtė gjithashtu njė e drejtė e Kushtetutės.

Lesi: Nga grevistėt, njoh mė mirė Metėn

Ora 12:35
-Deputeti, ish-kryetar i PDK, por tani kryetar i Lėvizjes Demokristiane doli sot nė mbrojtje tė kreut tė LSI, Ilir Meta. “I njoh tė gjithė ata qė po bėjnė grevė aty, por miku mė i mirė ėshtė Ilir Meta. Burrė i fjalės qė po sakrifikohet pėr vendin”, tha Lesi. Nė fjalėn e tij nuk u pėrmend Ndoka, tė cilit Lesi i kaloi drejtimin e PDK para 2 vjetėsh. Ndoka po vazhdon greven ne emer te partise se tij, PDK.

Deputeti grevist, Gjini: Dalim qė kėtej vetėm tė vdekur

Ora 12:10
-Deputetėt grevistė kanė shprehur qėndrimin e tyre. Deputeti grevist Frrok Gjini deklaroi se nuk tėrhiqen ndaj kėrkesės sė tyre pėr Kodin Zgjedhor. “Ne dalim vetėm tė vdekur nga kjo sallė. Do mbrojmė votėn e lirė. Nuk do na shkelni tė drejtėn”.

Deputete ne mbeshtetje te kolegeve greviste, kerkojne nderprerjene seances

Ora 12:00-Deputeti Luan Memushi, Jak Ndoka u shprehen ne mbrojtje te kerkesave te grevisteve. Edhe ata perseriten kerkesat e grevisteve duke i mbrojtur ato. Deklaratave te tyre iu bashkangjiten, deklaratat e Spartak Ngjeles, Dritan Priftit. Sipas tyre eshte absurde qe sot te vazhdoje seanca ne keto kushte. Ata kerkuan nderprerjen e punimeve te Kuvendit.

Topalli hap seancen, deputetet vazhdojne greven

Ora 11:55-
Parlamenti nis seancėn e radhės parlamentare. Ndėrsa deputetėt grevistė janė ulur pėrpara podiumit, ne tribune te parlamentit dhe vazhdojnė grevėn, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli hapi punimet e seancės parlamentare tė radhės. Topalli kėrkoi tė vazhdohet me debatin e lirė rreth 60 minuta dhe mė pas mė rendin e ditės. Pak poshte tryezes se ministrave afishohet nje parrulle e grevisteve ku lexohet qarte "Vota eshte e shenjte"

LSI, Prifti: Jemi optimistė

Ora 11:35-Nėnkryetari i LSI, Dritan Prifti u shpreh sot se greva do tė japė rezultatet e saj. “Jemi optimistė. Nuk ka arsye tė tėrhiqemi. Jemi bashkė me grevistėt. Rroftė vota e lirė”.

Ngjela: Nuk ka demokraci pa votė te lire

Ora 11:30
-Deputeti i Qėndrės, Spartak Ngjela bashkoi zėrin me protestuesit nė ndihmė tė deputetėve grevistė. “Nuk ka demokraci pa votė tė lirė”, tha ai mes tė tjerash nė thirrjen pėr respektim tė verdiktit tė popullit.

PD: Presim tė nisim seancėn

Ora 11:15-
Deputetė tė PD shprehen se ata jane gati per seancėn parlamentare tė radhės. Sipas tyre, seanca do tė vazhdojė normalisht.

PS: S'kemi lidhje me greven. Do marrim pjese ne seance

Ora 11:05
-PS vendos marrė pjesė normalisht nė seancėn e sotme parlamentare. Grupi parlamentar i kėsaj partie zhvilloi njė mbledhje nė pėrfundim tė sė cilės doli me njė qėndrim rreth greves qe po zhvillohet ne ambientet e Kuvendit . PS vendosi qė tė marrė pjesė nė seancėn qė pritet tė zhvillohet sot nė Kuvend. “Do zhvillojmė normalisht seancėn”, tha Grupi Parlamentar i PS pas mbledhjes.

3 deputetė tė pavarur i bashkohen protestės

Ora 10:10-
Deputetėt Spartak Ngjela, Nikollė Lesi e Gilman Bakalli i janė bashkuar protestės sė mbėshtetėsve sė deputetėve grevistė. Bashkė mė protestuesit, tė tre deputetėt u janė bashkuar thirrjeve pėr mbrojtjen e votės sė lirė nga dy partitė e mėdha, PS e PD.

Greva, PS mbledhje grupi

Ora 09:50
-Grupi parlamentar i PS po zhvillon nė selinė e PS njė mbledhje ku pritet tė diskutohet rreth grevės qė ėshtė ndėrmarrė nga LSI, PDK e PS-91. Pritet vendimi qė do tė marrė ky grup rreth seancės sė sotme parlamentare.

Greva e deputetėve ne Parlament, nuk dihet “fati” i seancės sė sotme


Ora 09:42--Nuk dihet ende nė cfarė kushtesh do tė zhvillohet seanca e sotme parlamentare. 10 deputetėt grevistė shprehen tė bindur se nuk do tė tėrhiqen nga salla e parlamentit pėr shkak tė zhvillimit tė seancės plenare tė radhės. Ndėrkaq, Kryetarja e Kuvendit ka lajmėruar sot pėr zhvillimin e punimeve tė Parlamentit. Ajo u kėrkoi deputetėve grevistė qė tė gjejnė mjedise tė tjera pėr tė zhvilluar grevėn.
Kryetari i PDK, Nard Ndoka nė njė lidhje telefonike pėr News24 u shpreh se deputetėt grevistė do t’i qėndrojnė kėrkesave tė tyre deri nė fund. Nga ambientet e Kuvendit ku ata qėndrojnė tė “ngujuar” prej rreth 60 orėsh, Ndoka shton se pavarėsisht seancės qė pritet tė zhvillohet sot ata nuk do tė lėvizin nga Parlamenti.
“Shpresojmė kjo grevė tė shėrbejė pėr plotėsimin e kėrkesave tona. Nuk do lėvizim nga parlamenti. Vendi ynė ndodhet nė udhėėkryq, rrezikohet pluralizmi, dhe kjo rrezikohet nga dy partitė politike. Nuk besoj se do tė ketė seancė normale, kjo si pėr vetė mazhorancėn apo pėr PS. Greva e urisė nė emėr tė votės sė lirė do ta vendosė nė vėshtirėsi sot Berishėn”, tha Ndoka.
Kreu i PDK bėri thirrje qė tė ndalohet dhuna, qė sipas tij po iu ushtrohet protestuesve jashtė dyerve tė Kuvendit. Nė lidhjen telefonike me News24, ai shpjegoi dhe takimin qė patėn njė ditė mė parė mė zonjėn Topalli. “Patėm njė takim tė shkurtėr me zonjėn Topalli. Ajo nuk mori vendim, por u skandalizua me kushtet ku ndodheshim dhe mostėrheqjen tonė. I kėrkuam qė mos tė na takojė mė, pasi ajo injoroi kėrkesat tona dhe ushtroi forcė nėpėrmjet gardės ndaj nesh dhe protestuesve”.
Ndėrkaq sic u lajmėrua nėpėrmjet Konferencės sė Kryetarėve njė ditė mė parė, nė Kuvend, pikėrisht nė mjediset ku zhvillohet greva, pritet tė zhvillohet seanca e radhės sė Parlamentit. Dje Konferenca shprehu shqetėsimin pėr faktin qė grevistėt po e zhvillojnė grevėn nė kushte tė papranueshme edhe pėr shėndetin e tyre, ndaj i fton ata t’i bėjnė thirrje arsyes dhe pėrgjegjshmėrisė sė tyre politike.
Pėr kėtė arsye, Konferenca e Kryetarėve u shpreh se duhet tė kėrkohen mjedise tė tjera tė pėrshtatshme.
Ndėrkaq edhe sot para godinės sė Parlamentit janė dhjetra mbėshtetės sė deputetėve grevistė qė me pankarta nė duar protestojnė nė mbrojtje tė votės sė lirė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Parlamenti "injoron" grevėn e urisė sė deputetėve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Topi, "Medalje Mirenjohje" per Carlo Bollinon
» Arrestohet ne Uruguaj ish-drejtuesi i "Popullit"
» Lusi kercenon Olsin, "Me kthe parate e mia..."
» Uragani "Ajk" fuqizohet, serish alarm ne SHBA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: